Papa: Kisha është një shenjë aktive, me të, Zoti bashkon njerëzit me veten

Leoni XIV në adiencën e sotme të përgjithshme shpjegon Kushtetutën dogmatike 'Lumen gentium'. Papa ndalet te misteri i Kishës, “sakramenti i bashkimit me Hyjin"

R.SH. / Vatikan

“Me përdorimin e termit ‘sakrament’ dhe shpjegimin përkatës, dëshirojmë të tregojmë se Kisha është në historinë e njerëzimit shprehje e asaj që Zoti do të realizojë.” Këtë ka theksuar Papa Leoni XIV gjatë katekizmit të audiencës së sotme të përgjithshme, kushtuar Kushtetutës dogmatike të Koncilit të II të Vatikanit Lumen Gentium. Duke u referuar Kishës, Papa sqaroi se “në një farë mënyre, njihet plani i Zotit, misteri: në këtë kuptim, Kisha është shenjë”.

Më tej, termit “sakrament” i shtohet edhe ai i “mjetit”, “për të treguar se Kisha është një shenjë aktive”, shtoi Papa Leoni. Në të vërtetë, “kur Zoti vepron në histori, Ai përfshin në veprën e Tij njerëzit të cilëve u drejtohet vepra e Tij. Është përmes Kishës që Zoti arrin qëllimin e Tij për të bashkuar njerëzit me veten dhe për t’i bashkuar ata me njëri-tjetrin”.
"Bashkimi me Zotin gjen pasqyrimin e tij në bashkimin e njerëzve". Kjo është eksperienca e shëlbimit".

Plani i Zotit ka qëllim të "bashkojë të gjitha krijesat përmes veprës pajtuese të Jezu Krishtit, vepër që u realizua në vdekjen e Tij mbi kryq". “Kjo”, tha Papa, “në mënyrë të veçantë, përjetohet fillimisht në mbledhjen e njerëzve për kremtimin liturgjik: atje, dallimet relativizohen, ajo që ka rëndësi është të jesh së bashku, sepse tërhiqesh nga Dashuria e Krishtit, i cili shkatërroi murin e ndarjes midis njerëzve dhe grupeve shoqërore”.

18 shkurt 2026, 12:56

Audiencat e fundit

Lexo gjithçka >