Costa dëgjon Leonin XIV dhe vlerëson përkushtimin e tij për paqen dhe të drejtat e njeriut
R. SH. / Vatikan
Lindja e Mesme, me fokus Bregun Perëndimor dhe Libanin, dhe disa reflektime mbi udhëtimin e fundit papnor në Afrikë. Këto ishin temat në qendër të bisedës telefonike të zhvilluar sot pasdite, e mërkurë 29 prill 2026, mes Papa Leonit XIV dhe António Costa, president i Këshillit Evropian.
"Gjatë bisedës miqësore – njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u fol për situatën në Lindjen e Mesme, me një vëmendje të veçantë për Bregun Perëndimor, në Shtetin e Palestinës, dhe për gjendjen e të krishterëve në jug të Libanit".
Në vijim të bisedës, njofton më tej Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa "ndau disa reflektime mbi udhëtimin e fundit apostolik në Afrikë, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërfetar, promovimin e paqes dhe mbështetjen për komunitetet më të rrezikuara të kontinentit".