Papa Leoni XVI e António Costa, President i Këshillit Evropian 2025.06.06 Papa Leoni XVI e António Costa, President i Këshillit Evropian 2025.06.06

Costa dëgjon Leonin XIV dhe vlerëson përkushtimin e tij për paqen dhe të drejtat e njeriut

Bisedë telefonike, sot pasdite, mes Leonit XIV dhe António Costa: vëmendje e veçantë ndaj Bregut Perëndimor, në Shtetin e Palestinës, dhe gjendjes së të krishterëve në jug të Libanit. U ndanë reflektime edhe mbi udhëtimin e fundit të Papa në Afrikë.

R. SH. / Vatikan

Lindja e Mesme, me fokus Bregun Perëndimor dhe Libanin, dhe disa reflektime mbi udhëtimin e fundit papnor në Afrikë. Këto ishin temat në qendër të bisedës telefonike të zhvilluar sot pasdite, e mërkurë 29 prill 2026, mes Papa Leonit XIV dhe António Costa, president i Këshillit Evropian.

"Gjatë bisedës miqësore – njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u fol për situatën në Lindjen e Mesme, me një vëmendje të veçantë për Bregun Perëndimor, në Shtetin e Palestinës, dhe për gjendjen e të krishterëve në jug të Libanit".

Në vijim të bisedës, njofton më tej Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa "ndau disa reflektime mbi udhëtimin e fundit apostolik në Afrikë, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërfetar, promovimin e paqes dhe mbështetjen për komunitetet më të rrezikuara të kontinentit".

29 prill 2026, 18:55