Kërko

2024.11.17 Santa Messa - Giornata mondiale dei Poveri

Një darkë Krishtlindjesh për të varfrit, në zemër të Kishës

Mbrëmë, më 7 dhjetor, afërsisht 120 të pastrehëve iu shtrua një darkë festive, nën Kolonatin e Bazilikës së Shën Pjetrit. Ishte çast gëzimi e festimi për ata që rrinë rreth e qark Bazilikës së Shën Pjetrit çdo ditë, të ndihmuar nga një mori vullnetarësh.

R.SH. / Vatikan

Tryeza të rrumbullakëta të pajisura me mbulesa të bardha, me pjata e gota të kuqe e me karrige të bardha, të gjitha rreth e rreth Kolonadës së Berninit, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, një ambient që pak restorante me yje Michelin mund ta përballojnë.

Në orën 6:00 të mbrëmjes së kaluar, më 7 dhjetor, gjithçka ishte përgatitur me kujdes për mysafirët më të çmuar para syve të Zotit: afërsisht 120 të varfër, që zakonisht jetojnë pranë Shën Pjetrit.

Të mblidhesh së bashku, të ndash një vakt, të shkëmbesh mendime është skenë  tipike  në darkat e Krishtlindjeve. Ndaj edhe "rituali" i sivjetëm u përsërit pas përvojës së vitit të kaluar.

E organizon Famullia e Shën Pjetrit së bashku me Zyrën e Bamirësisë Papnore, falë mbështetjes së Guvernatorit të Qytetit të Vatikanit, i cili siguroi lejet dhe stafin e nevojshëm për iniciativën, si dhe Dikasterit të Vatikan për Komunikim. "Përpjekje kolektive"- e quajti Vëllai Agnello Stoia, Frat i vogël konventual dhe famullitar i Bazilikës së Shën Pjetrit.

08 dhjetor 2025, 16:05