Imzot Viganò: qendra e kinemasë në përvojën e Jubileve
R.SH. / Vatikan
“Marrëdhënia ndërmjet kinemasë dhe jubileut në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë”. Kjo ishte tema në qendër të fjalës që Imzot Dario Edoardo Viganò, kryetar i qendrës kërkimore CAST të universitetit ndërkombëtar telematik UNINETTUNO dhe i Fondacionit Audiovizual Memories of Catholicism (MAC), mbajti më 5 janar, në Nju Jork, në takimin vjetor organizuar nga Shoqata Historike Katolike Amerikane. Katër - ngjarjet jubilare të shqyrtuara në raportin e Viganò-s, zhvilluar në takimin e titulluar “Jubiletë e medias: Historia e viteve të shenjta përmes mjeteve të komunikimit masiv: Jubileu i vitit 1950 i Piut XII, Jubileu i vitit 1975 pas-konciliar i Palit VI dhe, më në fund, dy Jubile nga Gjon Pali II të shpallur në 1983 dhe 2000.
“Edhe pse shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri - kujtoi Viganò - këto takime përfaqësonin një fazë themelore në marrëdhëniet ndërmjet Kishës dhe mjeteve të komunikimit masiv, duke përforcuar aftësinë e Romës për të tërhequr vëmendjen drejt fronit Papnor, duke e lartuar Papën në kulmin e një procesi informacioni, që përfshin pjesën më të madhe të botës katolike dhe duke bërë të arrihet një audiencë e madhe dhe e interesuar besimtarësh - spektatorë në çdo cep të botës”.