2024.12.17 Papa Paolo VI apre il Giubileo del 1975 (Archivio storico della Fabbrica di San Pietro) 2024.12.17 Papa Paolo VI apre il Giubileo del 1975 (Archivio storico della Fabbrica di San Pietro)

Imzot Viganò: qendra e kinemasë në përvojën e Jubileve

Imzot Viganò mori pjesë në Takimin vjetor të Shoqatës Historike Katolike Amerikane, në Nju Jork, me një relacion të përqëndruar në Vitet Shenjte 1950, 1977, 1983 dhe 2000. Itinerari nxjerr në pah tiparin e përbashkët: "Një ndryshim i vërtetë i paradigmës në përfaqësimin e së Shenjtës që sigurisht ka, në sektorin audioviziv, një protagonist të padiskutueshëm".

R.SH. / Vatikan

“Marrëdhënia ndërmjet kinemasë dhe jubileut në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë”. Kjo ishte tema në qendër të fjalës që Imzot Dario Edoardo Viganò, kryetar i qendrës kërkimore CAST të universitetit ndërkombëtar telematik UNINETTUNO dhe i Fondacionit Audiovizual Memories of Catholicism (MAC), mbajti më 5 janar, në Nju Jork, në takimin vjetor organizuar nga Shoqata Historike Katolike Amerikane. Katër - ngjarjet jubilare të shqyrtuara në raportin e Viganò-s, zhvilluar në takimin e titulluar “Jubiletë e medias: Historia e viteve të shenjta përmes mjeteve të komunikimit masiv: Jubileu i vitit 1950 i Piut XII, Jubileu i vitit 1975 pas-konciliar i Palit VI dhe, më në fund, dy Jubile nga Gjon Pali II të shpallur në 1983 dhe 2000.

“Edhe pse shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri - kujtoi Viganò - këto takime përfaqësonin një fazë themelore në marrëdhëniet ndërmjet Kishës dhe mjeteve të komunikimit masiv, duke përforcuar aftësinë e Romës për të tërhequr vëmendjen drejt fronit Papnor, duke e lartuar Papën në kulmin e një procesi informacioni, që përfshin  pjesën më të madhe të botës katolike dhe duke bërë të arrihet një audiencë e madhe dhe e interesuar besimtarësh - spektatorë në çdo cep të botës”.

07 janar 2025, 10:24