Papa, të rinjve ekuadorianë: jini nismëtarë të faljes, pajtimit e paqes
Vatican News
"Kisha ka nevojë për gëzimin, guximin dhe dëshminë tuaj, në mënyrë që shumë të tjerë të mund ta takojnë Krishtin". Kjo ishte thirrja që Leoni XIV u bëri, në një mesazh video, të rinjve e të rejave të Ekuadorit, mbledhur në Ibarra për Ditën e 8-të Kombëtare të Rinisë nga 31 korriku – deri dje, më 2 gusht, duke i nxitur të "shndërrohen" nga "dashuria" e Krishtit dhe të jenë "promotorë të faljes, pajtimit e të paqes".
Nga Jezusi, forca për të dëshmuar
Papa u dërgoi një përshëndetje të ngrohtë të rinjve dhe, duke kujtuar moton e ngjarjes "Merreni guxim, unë e munda botën", i ftoi ta "dëgjojnë thirrjen e Zotit dhe ta ndjekin me vendosmëri".
"Takimi me Jezu Krishtin na e mbushë zemrën me gëzim dhe na jep forcën për të qenë dëshmitarë të dashurisë e të mëshirës së tij"- pohon Papa.
Maria, model për ta jetuar Ungjillin
Në fund të videomesazhit, para bekimit, Papa ia besoi "gjithë të rinjtë e Ekuadorit Zojës së Porosisë", duke shpresuar që Maria "të jetë modeli" për t'i frymëzuar ata që "ta jetojnë Ungjillin" dhe t'i përkushtohen, siç bëri ajo, planit të Zotit" për jetën e tyre.
