2023.08.04 Olivio (Ecuador) e 3 giovani del Kenya

Papa, të rinjve ekuadorianë: jini nismëtarë të faljes, pajtimit e paqes

Videomesazh i Leonit XIV, pjesëmarrësve në Ditën e 8-të kombëtare të Rinisë së Ekuadorit, që vijoi në Ibarra nga 31 korriku - deri dje, më 2 gusht. Papa i ftoi ata të shndërrohen nga dashuria e Krishtit dhe ta dëgjojnë thirrjen e tij. Takimi me Jezusin ta mbush zemrën me gëzim dhe të jep forcë për të qenë dëshmitarë të tij

Vatican News

"Kisha ka nevojë për gëzimin, guximin dhe dëshminë tuaj, në mënyrë që shumë të tjerë të mund ta takojnë Krishtin". Kjo ishte thirrja që Leoni XIV u bëri, në një mesazh video, të rinjve e të rejave të Ekuadorit, mbledhur në Ibarra për Ditën e 8-të Kombëtare të Rinisë nga 31 korriku – deri dje, më 2 gusht, duke i nxitur të "shndërrohen" nga "dashuria" e Krishtit dhe të jenë "promotorë të faljes, pajtimit e të paqes".

Nga Jezusi, forca për të dëshmuar

Papa u dërgoi një përshëndetje të ngrohtë të rinjve dhe, duke kujtuar moton e ngjarjes "Merreni guxim, unë e munda botën", i ftoi ta "dëgjojnë thirrjen e Zotit dhe ta ndjekin me vendosmëri".

"Takimi me Jezu Krishtin na e mbushë zemrën me gëzim dhe na jep forcën për të qenë dëshmitarë të dashurisë e të mëshirës së tij"- pohon Papa.

Maria, model për ta jetuar Ungjillin

Në fund të videomesazhit, para bekimit, Papa ia besoi "gjithë të rinjtë e Ekuadorit Zojës së Porosisë", duke shpresuar që Maria "të jetë modeli" për t'i frymëzuar ata që "ta jetojnë Ungjillin" dhe t'i përkushtohen, siç bëri ajo, planit të Zotit" për jetën e tyre.

03 gusht 2026, 08:37