Kërko

Leone XIV in visita alla casa di riposo per anziani "Santa Marta" di Castel Gandolfo, il 21 luglio del 2025 Leone XIV in visita alla casa di riposo per anziani "Santa Marta" di Castel Gandolfo, il 21 luglio del 2025

Leoni XIV: mos i harroni të moshuarit, çojani atyre dashurinë time

Në mesazhin për Ditën e gjashtë Botërore të Gjyshërve e të Moshuarve, që kremtohet më 26 korrik, Papa u kërkon të rinjve të rifillojnë "zakonin e bukur" të vizitave tek të moshuarit, veçanërisht tek të vetmuarit: në epokën e fragmentuar të kulturës dixhitale, zemra njerëzore ka "nevojë të domosdoshme për afërsi".

Vatican News

Rifillojeni "zakonin e bukur" të vizitës tek gjyshërit, të moshuarit në familje e madje edhe të atyre "që nuk presin vizitorë: çojani, me këtë mesazh e me praninë tuaj, afërsinë dhe dashurinë e Papës". Ky, mandati i besuar nga Papa Leoni XIV, veçanërisht të rinjve, në mesazhin e nënshkruar dhe të publikuar më, 15 qershor, për Ditën e Gjashtë Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve, që do të kremtohet të dielën, më 26 korrik, në përkujtimin liturgjik të Shenjtorëve Joakim e Ana, gjyshërve të Jezusit.

Ajo nevojë e patjetërsueshme për afërsi

"Po unë ty kurrë nuk do të të harroj(Is 49,15) është tema e zgjedhur nga Papa për Ditën e VI Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve 2026, mundësi kjo, për të rizbuluar jo vetëm se Kisha është "nëna e të gjithëve" dhe se ne jemi "bij e bija të Zotit" në çdo moshë, por edhe se fjalët e profetit marrin formën e "një takimi të butë e të dashur" në një epokë të fragmentuar dhe të shumëfishuar nga lidhjet e ofruara nga kultura dixhitale, ndërsa zemra njerëzore ruan "një nevojë të patjetërsueshme për afërsi".

Dashuria e Zotit nuk harron askënd

Këtu jehon zëri i Izaisë profet, gurrë "ngushëllimi e besimi" në përgjigje të hutimit të atyre që e ndiejnë se jeta nuk i intereson askujt e se është e lënë pas dore, ose që përjetojnë "ndjesinë e dhimbshme se janë të harruar", perceptim i zakonshëm ndër shumë njerëz, "shumica, të moshuar".

Dashuria e Zotit, megjithatë, nuk e harron askënd, ofrohet si akt drejtësie dhe si përgjigje ndaj anonimitetit në të cilin jeta njerëzore shumë shpesh përfundon e humbur. Mbi jetën e shumë të moshuarve, në veçanti, duket se vihet një vello, duke ua mjegulluar tiparet dhe duke i mbuluar me harresë. Kjo ndodh kur "mbretëron vetmia" në shtëpi, ose në azile pleqsh, e ku "veçantia e secilit person" ia lë vendin numrit të shtretërve të tyre ose patologjisë së diagnostikuar.

Të moshuarit nuk janë barrë

Kisha, shkruan Papa në mesazhin e tij, i njeh vuajtjet e bijave e bijve të saj të moshuar dhe "e di mirë se ata shpesh janë me shumë paragjykime", e konsiderohen "barrë". Dhe nëse ekonomia përqendrohet vetëm tek fitimi "dobëson lidhjet familjare", shumë të moshuar "braktisen nga fëmijët e tyre, që detyrohen të migrojnë ose, në disa raste, të luftojnë në luftë".

Megjithatë, edhe në pleqëri, ne vijojmë "të jemi bij e bija", e zbulimi i butësisë së Zotit, për shumë njerëz, vijon gjatë gjithë jetës, "ndonjëherë pikërisht në fazën e fundit të jetës", edhe sepse është gjithnjë e më e mundur të plakemi "pa pasë provuar përvojën e vërtetë të fesë". Mosha e shtyrë, në këtë rast, duke u nisur nga pyetjet që bëhen më urgjentisht në këtë fazë të jetës, mund të bëhet koha e duhur për të filluar ose rifilluar jetën shpirtërore.

Pranojeni brishtësinë

Papa i nxit "të mos turpërohen nga brishtësia që nis e duket" dhe të kuptojnë se "të gjithë jemi, gjithmonë, në nevojë për njëri-tjetrin dhe lypës të vëmendjes e të kujdesit". Pastaj, duke iu drejtuar "popullit të ri" për të cilët foli Papa Françesku, duke iu referuar faktit se "numri i të moshuarve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në historinë njerëzore", Ipeshkvi i Romës i nxit të moshuarit të reflektojnë mbi atë që mund të jetë thirrja e tyre "kur brishtësia, shoqëruese e njeriut që nga lindja, duket se merr epërsinë".

Ndjehem i detyruar t'ju them: mos kini frikë nga brishtësia! Pikërisht kjo dobësi fsheh brenda vetes një potencial të ri, që ndriçon edhe fazat e tjera të jetës!

Të thirrur për rilindje

Kështu, shpjegon Ati i Shenjtë Leoni XIV, mund ta jetojmë kohën e pleqërisë si të krishterë: "të brishtë" por në të njëjtën kohë "të thirrur", të forcuar nga mundësia e "rilindjes në pleqëri". Një forcë që mund të bëhet ftesë për të mos u drejtuar në rrugët e arrogancës dhe të pushtetit për të garantuar bashkëjetesën njerëzore, por në rrugët e pajtimit e të paqes së vërtetë.

15 qershor 2026, 14:19