Kërko

Papa së bashku me Presidencën kolegjiale të Bosnjës dhe Hercegovinës (@VATICAN MEDIA Papa së bashku me Presidencën kolegjiale të Bosnjës dhe Hercegovinës (@VATICAN MEDIA

Leoni XIV pret Presidencën Kolegjiale të Bosnjë-Hercegovinës

Në Pallatin Apostolik në Vatikan u mbajt audienca e Papës, e pasuar nga bisedimet në Sekretarinë e Shtetit. Ndër temat e trajtuara ishin paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor, si dhe pasojat e konflikteve në vijim në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

R.SH. / Vatikan

Sot paradite, 9 mars, në Vatikan, Papa Leoni priti Presidencën kolegjiale të Bosnjë-Hercegovinës, të përbërë nga Željko Komšić, kryetar i radhës, Denis Bećirović dhe Željka Cvijanović. Kësht bëri të ditur një komunikate e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Pas audiencës me Papën, Presidenca u takua me imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit – thuhet në komunikatë – u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira dypalëshe. Vëmendje e veçantë iu kushtua “nevojës për një dialog gjithëpërfshirës dhe konstruktiv për të siguruar stabilitetin e vendit dhe barazinë juridiko-shoqërore të të gjithë popujve konstituivë”.

Në qendër të takimit ishin gjithashtu edhe çështjet që lidhen me “fushën rajonale dhe ndërkombëtare, si paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i konflikteve në vijim në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme”.

09 mars 2026, 12:31