Kërko

Papa: tё rizbulohen lutjet shigjetore, "mesazhe të vogla" drejtuar Zotit

Në lutjen mariane tё Engjëllit Tёnzot, Papa rekomandon që të luteni vazhdimisht në mënyrë që dashuria për Zotin të mos ftohet. Është e nevojshme t'i kushtoni kohë Atij çdo ditë, dhe, nëse jeni shumë tё zënë, zemra juaj mund të jetë pranë tij duke iu drejtuar lutje të shkurtra tradicionale, shpesh me rimë, të recituara veçanërisht nga të moshuarit dhe të lehta për t'u mësuar përmendësh, të cilat mund të përsëritet shpesh gjatë ditës

R.SH. - Vatikan

.Sikur Zoti të vinte sot mbi tokë "do të shihte, mjerisht, kaq shumë luftëra, varfëri dhe pabarazi", por edhe "arritje të mëdha të teknologjisë, tё mjeteve moderne dhe njerëz që vrapojnë gjithmonë, pa ndalur", por a do të gjente edhe nga ata që i kushtojnë kohë dhe dashuri, a do tё gjente njerёz qё e vendosin Zotin nё vend të parë? Kjo është pyetja që Papa Françesku bëri gjatё lutjes sё sotme mariane të Engjëllit Tёnzot, kremtuar nё mesditё nё Sheshin e Shёn Pjetrit, duke kujtuar faqen e Ungjillit,  tё kёsaj sё diele, tё 29-gjatё vitit kishtar, nga Luka në të cilën Jezusi me shqetësim pyet nëse në kthimin e tij do të gjejë fe.

Ne, shpesh përqendrohemi në shumë gjëra urgjente por jo të panevojshme, merremi dhe shqetësohemi për shumë realitete dytësore; dhe ndoshta, pa e kuptuar, neglizhojmë atë që ka më shumë rëndësi dhe e lëmë dashurinë tonë për Zotin të ftohet, të ftohet pak nga pak. Sot Jezusi na ofron ilaçin për të ngrohur fenё e vakët. Cili ёshtё? Lutja.

Lutja e vazhdueshme

Papa Françesku e përkufizon lutjen si "ilaç tё fesё, tonifikues tё shpirtit" por rekomandon "që të jetë lutje e vazhdueshme". Siç veprohet për një kurë që duhet ndjekur, të cilën është mirë ta zbatojmё "me qëndrueshmëri dhe rregullsi" për t'u përmirësuar, pёr tё qenё mё mirё, dhe për një bimë e cila ka nevojë periodikisht për ujë për të mbijetuar, kështu është edhe për lutje.

Nuk mund të jetohet vetëm nga momente të forta ose nga takime intensive herë pas here dhe më pas "të bihet në letargji". Feja jonë do të thahej. Ka nevojë për ujin e përditshëm të uratës, ka nevojë për një kohë kushtuar Zotit, që Ai të hyjë në kohën tonë, në historinë tonë; ka nevojë për momente të vazhdueshme në të cilat i hapim zemrat tona, që Ai të dikojё nё ne, çdo ditë, dashuri, paqe, gëzim, forcë, shpresë; domethënë ta ushqejё fenё tonë.

Ilaçi i lutjeve shigjetore në jetën tonë të ngarkuar

Dhe nëse Jezusi flet për "nevojën për t'u lutur gjithmonë, pa u lodhur kurrë", ndërsa përkundrazi nuk gjendet kohë për ta bërë këtë, Papa Françesku sugjeron "një praktikë të urtё shpirtërore, edhe pse sot ёshtё pak e harruar", ajo praktikohet veçanërisht nga të moshuarit: lutja e recitimit të shigjetoreve, janё "lutje shumë tё shkurtra, të lehta për t'u mësuar përmendësh" që mund të "përsëriten shpesh gjatë ditës, gjatë aktiviteteve të ndryshme, për të qëndruar" në harmoni "me Zotin".

Le të marrim disa shembuj. Sapo zgjohemi mund të themi: “o Zot, të falënderoj dhe ta ofroj kёtё ditё”, kjo është një lutje e vogël; pastaj, përpara një pune, mund të përsërisim: “Eja, o Shpirt Shenjt”; dhe ndërmjet një gjëje e një tjetre lutuni kështu: "Jezus, mbështetem në ty dhe të dua". Lutje të vogla por që na mbajnë në kontakt me Zotin.

Përgjigjet qё Zoti na jep i kemi në Ungjill

Ashtu siç u dërgojmë mesazhe njerëzve që duam, me uratë shigjetore, formula të vogla lutjesh, shpjegoi Papa, zemra mbetet e lidhur me Zotin, i cili na i jep përgjigjet e tij në Ungjill, “të cilin duhet ta kemi gjithmonë në dorë dhe ta hapim çdo ditё, për të marrë një Fjalë jete qё na drejtohet neve”. Papa i kthehet edhe këshillës së dhënë shumë herë për të pasur me vete një Ungjill të vogël xhepi, të cilin shpesh duhet hapur dhe lexuar. Dhe e përfundoi reflektimin e tij gjatё lutjes sё Engjёllit Tёnzot  duke iu drejtuar pёr  ndihmë Virgjrës Mari që të  "na mësojё artin e lutjes gjithmonë, pa u lodhur".


Në përfundim të lutjes sё sotme mariane, Papa njoftoi se Sinodi i Kishёs mbi Sinodalitetin do të ketë dy seanca, njëra nga data 4 deri më 29 tetor 2023, tjetra në tetor tё vitit  2024, më pas kujtoi lumturimin e dy priftërinjve, qё shpallen sot pasdite në Boves, martirё tё fesё, vrarë nga nazistët, Don Giuseppe Bernardi dhe Don Mario Ghibaudo, dhe foli për nismën e fondacionit ‘Ndihmё Kishёs qё Vuan’, e cila të martën do të përfshijë një milion fëmijë në recitimin e Rruzares. Papa Françesku përmendi edhe Ditën Botërore të Refuzimit tё Varfërisë, e cila bie nesër.

16 tetor 2022, 14:15

Engjëlli i Tënzot është lutje që thuhet për kujtim të Misterit të përhershëm të Mishërimit, tri herë në ditë: në orën 6 të mëngjesit, në mesditë e në mbrëmje, rreth orës 18, çast në të cilin dëgjohet tingëllimi i këmbanës së Engjëllit. Emri Engjëlli i Tënzot rrjedh nga  fjala e parë e lutjes – Engjëlli i Tënzot iu fal Zojës Mari – i cili ka të bëjë me leximin e shkurtër të tre teksteve të thjeshta,  që i kushtohen Mishërimit të Jezu Krishtit dhe thënies së tri FalemiMrive. Këtë lutje e thotë Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, në mesditën e së dielës dhe në Solemnitete. Para se të thotë lutjen e Engjëllit, Papa u mban besimtarëve një fjalim të shkurtër, duke e marrë shtytjen nga Leximet e ditës dhe përshëndet shtegtarët. Nga Pashkët, deri në Rrëshajë, në vend të lutjes së Engjëllit të Tënzot, thuhet lutja e Mbretëreshës Qiellore, lutje  në kujtim të Ngjalljes së Jezu Krishtit, në përfundim të së cilës shqiptohet tri herë rresht Lumni Atit.

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >