Kërko

Kosovë, kremtim në Shenjtëroren kombëtare për përfundimin e muajit të Marisë Kosovë, kremtim në Shenjtëroren kombëtare për përfundimin e muajit të Marisë

Kosovë, Imzot Gjergji: t’u sjellim fenë, atyre që i humbën rrënjët e krishtera

Në Shenjtëroren Kombëtare të Kosovës, ku Nënë Tereza vendosi t'ia kushtonte jetën e saj Krishtit, besimtarë nga mbarë vendi u mblodhën për përfundimin e Muajit të Shën Marisë. Një shtegtim i ndjekur nga Mesha Shenjte, në një vend që dëshmon paqen dhe tregon mrekulli të panumërta.

R.SH – Vatikan

Në Letnicë, mijëra besimtarë arritën të shtunë, 30 maj, nga të katër anët e Kosovës në sheshin pranë Shenjtërores Kombëtare të Zojës së Madhe, për përfundimin e Muajit Marian kushtuar nderimit të Zojës Mari. Këtu, bashkësia katolike, e përbërë nga shumë familje, me të rinj dhe të moshuar, duke i bërë ball vapës së fortë, u mblodh për kremtimin e Meshës, kryesuar nga ipeshkvi i dioqezës së Prizren-Prishtinës, Imzot Dodë Gjergji.

Folla al Santuario nazionale a conclusione del mese mariano

Besimtarët në Shenjtëroren Kombëtare të Zojës së Madhe

Në predikimin e tij, Kryipeshkvi Dodë Gjergji komentoi fragmentin ungjillor, që rrëfen vizitën e Marisë te Shën Elizabeta dhe gëzimin e lajmit se do të bëhej Nënë e Zotit. Ipeshkvi theksoi angazhimin për ungjillëzim dhe rizbulimin e fesë, që në këto troje daton që nga shekulli i 4-të.

"Si të krishterë, ne duhet ta çojmë tek të tjerët, siç bënë paraardhësit tanë të guximshëm, duke dëshmuar gëzimin e Ungjillit" edhe ndërmjet vështirësive. Ky gëzim duhet të komunikohet dhe të sjellë jetë, "duke e çuar fenë tonë edhe tek ata që, gjatë historisë, e harruan ose ia humbën rrënjët e krishtera, siç ndodhi gjatë 500 vjetëve të pushtimit otoman. Ashtu si Maria vizitoi me gëzim Elizabetën - tha Ipeshkvi - Kisha jonë duhet t'ua sjellë mesazhin e krishterë atyre që ndjehen në vështirësitë më të mëdha të jetës, por që kërkojnë të vërtetën dhe dashurinë e Zotit".

Il vescovo della Diocesi di Prizren-Prishtina, Dode Gjergji

Ipeshkvi i. dioqezës Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergji

Mesazhi i Ipeshkvit Dodë Gjergji është edhe më domethënës sot, me turmën e besimtarëve të mbledhur në kodrën e Shenjtërores, pikërisht në vendin ku një Vashë,  që më pas u quajt Nënë Tereza, në vitin 1928 vendosi të bëhej murgeshë, duke ia kushtuar jetën e saj Zotit dhe popujve më të varfër të botës.

Në përfundim të ditës, Imzot Dodë Gjergji theksoi se ky shtegtim dioqezan, i nisur nga paraardhësi i tij për lutjet e Muajit të Shën Marisë, "mund të zhvillohej vetëm në këtë vend, në Kishën që simbolizon fenë tonë, Nënë Terezën tonë, viset tona, ku vijojnë të ndodhin kaq shumë mrekulli".

31 maj 2026, 15:32