Kërko

2023.12.01 Ipeshkvijtë e CCEE në Maltë 2023.12.01 Ipeshkvijtë e CCEE në Maltë

Ipeshkvijtë e Evropës, udhëtimi i Papës në Afrikë kërkon reflektim

Udhëtimi i Leonit XIV në Afrikë dhe thirrjet e tij janë "të rëndësishëm për Ipeshkvijtë evropianë, të cilët sot janë të ftuar për një reflektim të thellë për të kuptuar se si të promovojnë më mirë një qytetërim dashurie, në kuadër të angazhimit për ungjillëzimin që na është besuar".

R.SH. / Vatikan

“Udhëtimi i Papës Leoni XIV në Afrikë dhe thirrjet e tij janë "të rëndësishme për ipeshkvijtë evropianë, të thirrur sot për një reflektim të thellë, që ta kuptojnë se si ta realizojnë më së miri qytetërimin e dashurisë, brenda kontekstit të angazhimit për ungjillëzim, për të cilin janë të thirrur", thuhet një deklarate të Këshillit për Konferencat Ipeshkvnore Evropiane (CCEE).

Ppeshkvijtë evropianë "e ndjekin udhëtimin e Papës me shumë interes, të forcuar nga një përvojë e gjatë dialogu me bashkësinë afrikane. Konkretisht, më 23 maj, CCEE dhe SECAM (Simpoziumi i Konferencave Episkopale të Afrikës dhe të Madagaskarit) do të takohen në Luksemburg për një seminar tre-ditor.

SECAM përfshin Konferencat Episkopale të Algjerisë, Kamerunit, Guinesë Ekuatoriale dhe Angolës, të cilat janë ndalesa në udhëtimin e Papës në Afrikë. Që nga viti 2004, CCEE dhe SECAM shkëmbyen rregullisht informacione lidhur me sfidat dhe perspektivat e përbashkëta për ungjillëzim, bazuar në një ide të Kardinalit Robert Sarah, i cili në atë kohë ishte Kryeipeshkëv dhe Sekretar i Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve.

Udhëtimi i Leonit XIV në Afrikë, me temat që kujton, trajton sfidat e sotme dhe bën pyetje të vjetra e të reja, që duhet të marrin përgjigje. Ipeshkvijtë e Kishave katolike evropiane, të nxitur nga shqetësimi baritor, janë njëmendjeje me Papën, i cili deklaroi se nuk flet si politikan, por flet sipas logjikës së Ungjillit".

15 prill 2026, 14:28