Ipeshkvijtë e Evropës, udhëtimi i Papës në Afrikë kërkon reflektim
R.SH. / Vatikan
“Udhëtimi i Papës Leoni XIV në Afrikë dhe thirrjet e tij janë "të rëndësishme për ipeshkvijtë evropianë, të thirrur sot për një reflektim të thellë, që ta kuptojnë se si ta realizojnë më së miri qytetërimin e dashurisë, brenda kontekstit të angazhimit për ungjillëzim, për të cilin janë të thirrur", thuhet një deklarate të Këshillit për Konferencat Ipeshkvnore Evropiane (CCEE).
Ppeshkvijtë evropianë "e ndjekin udhëtimin e Papës me shumë interes, të forcuar nga një përvojë e gjatë dialogu me bashkësinë afrikane. Konkretisht, më 23 maj, CCEE dhe SECAM (Simpoziumi i Konferencave Episkopale të Afrikës dhe të Madagaskarit) do të takohen në Luksemburg për një seminar tre-ditor.
SECAM përfshin Konferencat Episkopale të Algjerisë, Kamerunit, Guinesë Ekuatoriale dhe Angolës, të cilat janë ndalesa në udhëtimin e Papës në Afrikë. Që nga viti 2004, CCEE dhe SECAM shkëmbyen rregullisht informacione lidhur me sfidat dhe perspektivat e përbashkëta për ungjillëzim, bazuar në një ide të Kardinalit Robert Sarah, i cili në atë kohë ishte Kryeipeshkëv dhe Sekretar i Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve.
Udhëtimi i Leonit XIV në Afrikë, me temat që kujton, trajton sfidat e sotme dhe bën pyetje të vjetra e të reja, që duhet të marrin përgjigje. Ipeshkvijtë e Kishave katolike evropiane, të nxitur nga shqetësimi baritor, janë njëmendjeje me Papën, i cili deklaroi se nuk flet si politikan, por flet sipas logjikës së Ungjillit".