Kërko

BAV Arch. Cap. S. Pietro. B. 63, f. 333r BAV Arch. Cap. S. Pietro. B. 63, f. 333r

Te Deum - Lavdi e ndera t’kjoftë, o Zot!

T’levdon Tyy, o vetë fuqija: /Tyy qi s’pate kurr fillim/As s’kee kurr per t’pasë marim. /..Çka krijove n’rruzullim/T’ adhron, Zot, me t’madh prunjim. /Deh! praa, o i Lum, Ti mos na lsho, /Dhimshem, Zot, tuj na bekue/ Pshtona anmiqsh, per nee qîndro; /Shpirtë e korp ti tuj na i pshtue: /E at herë Tyy n’ç’do kûndershtim/Do t’kndojmë lavde o Zot, me gzim. / Urata Te Deum nga njё libёr i vogёl lutjesh..

R.SH. - Vatikan

Te Deum - Lavdi e ndera t’kjoftë, o Zot!

Lavdi e ndera t’kjoftë, o Zot,

Pushtetplot e vetë madhnija;

Toka marë, Hyy Sabaot,

T’levdon Tyy, o vetë fuqija:

Tyy qi s’pate kurr fillim

 As s’kee kurr per t’pasë marim.

           

Ejët prej qiellet m’fluturim t’vet,

Serafint me Kerubinia,

Drejt kah toka, qi Tyy t’thrret,

Dirgjen s’naltit plima plima:

 Shêjt t’pershndeten paa pushim

Shêjt, o Shêjt, qyshë n’ âmeshim.

 

Tuba e Apsotujve t’levdon,

Dishmitarë, Profetë, Virgjnesha:

 Çeta e Martirve t’madhon

 Edhè e qiellës e e tokës Mretnesha:

 Çka krijove n’rruzullim

  T’ adhron, Zot, me t’madh prunjim.

 

Deh! praa, o i Lum, Ti mos na lsho,

 Dhimshem, Zot, tuj na bekue

 Pshtona anmiqsh, per nee qîndro;

Shpirtë e korp ti tuj na i pshtue:

  E at herë Tyy n’ç’do kûndershtim

Do t’kndojmë lavde o Zot, me gzim.

 

Urata Te Deum nga njё libёr i vogёl lutjesh

31 dhjetor 2025, 10:46