Te Deum - Lavdi e ndera t’kjoftë, o Zot!
R.SH. - Vatikan
Te Deum - Lavdi e ndera t’kjoftë, o Zot!
Lavdi e ndera t’kjoftë, o Zot,
Pushtetplot e vetë madhnija;
Toka marë, Hyy Sabaot,
T’levdon Tyy, o vetë fuqija:
Tyy qi s’pate kurr fillim
As s’kee kurr per t’pasë marim.
Ejët prej qiellet m’fluturim t’vet,
Serafint me Kerubinia,
Drejt kah toka, qi Tyy t’thrret,
Dirgjen s’naltit plima plima:
Shêjt t’pershndeten paa pushim
Shêjt, o Shêjt, qyshë n’ âmeshim.
Tuba e Apsotujve t’levdon,
Dishmitarë, Profetë, Virgjnesha:
Çeta e Martirve t’madhon
Edhè e qiellës e e tokës Mretnesha:
Çka krijove n’rruzullim
T’ adhron, Zot, me t’madh prunjim.
Deh! praa, o i Lum, Ti mos na lsho,
Dhimshem, Zot, tuj na bekue
Pshtona anmiqsh, per nee qîndro;
Shpirtë e korp ti tuj na i pshtue:
E at herë Tyy n’ç’do kûndershtim
Do t’kndojmë lavde o Zot, me gzim.
Urata Te Deum nga njё libёr i vogёl lutjesh