Homazhe Zojës së Papërlyeme nga poetët shqiptarë
R.SH. / Vatikan
Homazhe Zojës së Papërlyeme, të cilën Kisha katolike romake e kremton më 8 dhjetor nga poetët shqiptarë
Poezia e parë kushtuar Marisë në gjuhën shqipe, në shkollën e Jezuitëve, në Shkodër. U botua në Sctamp t’Kolegs Papnore, në vitin 1898, në oficen e parë titulluar “Rrugha e Scelbimit”. Po botojmë vetëm një pjesë, kthyer në gegnishten e sotme, me shqipen që sapo kish rinisur të shkruhej, pas një plejade pendash, duke nisur nga libri i parë i shqipes së shkruar që njihet deri sot, Meshari i dom Gjon Buzukut.
O e dashtuna Maria
O e dashtuna Maria
ngushllimi i zemrës sonë,
tash due përgjithmonë
me e thirrun emnin tand!
Me e pasun due atë emën
prej Zotit aq të hatruemun
në shpirtin tem të shkruemun,
në zemrën teme ngulë.
Me e thirrun due Maria
në qiell kur t’zbardhin drita
kur të erret edhe dita
me e thirun un kam prep.
E ambla Zojë Maria
Je ti Nana e jeme
Prashtu në gojen teme
T’permendet emni i jot.
Ne kjosha ndër idhnime
Të jetës ndër të vështira
Gazmendi e gjith e mira
Prej emnit tand më vjen
... .....
SCODER 1898
Me Sctamp t’Kolegs Papnore
Poezia a parë kushtuar Marisë, botuar në Shkodër, më 1898, shkruar me shqipen e kohës, që nisi të bëjë hapin e parë me ndihmën e Jezuitëve.
Zemrës së shugurueme të Zojës së Bekueme
8 ... Si mundmi me t’u falun
Si duhet me Ty, o Zêmer,
Na qi kem qitë nen themer
Gjakun e Birit t’and?
... ... ... ... ... ...
9. O bijt e mi ktu eni
(na thrret kshtu e lumja Zojë)
Kush t’më thrrasë mue n’nevojë
Unë ndimen kurr s’ia ndal.
10. Rreth meje tanë shterngohi
Nen hije tême eni
Pse n’çdo rrezik qi t’keni
Unë zot gjithmonë ju dal!
Atë Gjergj Fishta
Zemres së Shenjtë të Zojës së Bekueme
T’nderon ty qiella e toka
T’nderon ty vetë yt Bir:
Ti je zamaku i dlír
Qi gjarpni s’e helmoi!
Emni i Zojës
T’falem, o e para mbas Tenzot, Marija
O Drandofille, o Hyll, qi t’ ruen rrezikut
Si dielli e zgjedhun, e rreptë porsi ushtrija
Rreshtue për ballë t’anmikut!
Atë Vinçenc Malaj
Zâjet e kumbonares
... ... ...
Ding-dang, ding-dang,
Bjen kumbona e madhe
n’ kumonare
Bijnë tjerat dang-ding
dang-ding
ushtrojnë fushë e zaje:
Kumbon Tuzi
lutet Malsija:
Ave Maria!
Ti je jeta ime
(Tekst i kangës Lavdojeni Zotin,
hartue nga Fondazioni Migrantes)
Besoj te ti, o Zot
I lindun nga Marija
Bir shenjt e i përjetshëm
Vdekun nga dashuria
Ti je krejt forca ime
Un’tjetër kend nuk kam
E asnji gja në jetë
S’më ndan prej kryqit tand!
NË LETNICË E KEM NJI NANË
1. Në Letnicë e kem nji Nanë,
gjithë mëshirë dhe dashuni.
I shpraz hiret plot but’si,
në ata që ndihmë kërkojnë.
Ref. Ma të madhes n‘pushtet të dorës,
ma të shndritshmit hyll të dritës.
I thonë Zoja e Letnicës
Me f'mij n ‘prehër na pret sot.
S ‘lumes Zojë e t ‘Birit saj,
lavd i qoft' për jetë e mot. (2x)
2. Shikojmë foshnjen, Bir i Hyjit
sa me g'zim ne na shikon.
N‘dashuni që ka për ne
zemrat tona po i zot’non.
Ref.
Korale popullore
LËVDONIE TUJ K'NDUE
(Korale)
1. Kur Zoja prej Birit e dhimbshme kje nda,
si lule në botë ndër ferra jetoi.
Ref. Ave, ave, Ave Maria. (2x)
2. Lëvdonie tuj k'ndue, lëvdonie Marinë,
të bijën e dashtun t’Atij që e krijoi.
Ref. Nana Tenzot e Nana jonë,
ty po ta falim zemrën tonë. (2x)
MBRETËRESHË E MAJIT
Kangë
1. Mbret'reshë e majit, Zoja Mri,
o Nana jonë qiellore.
Qe zemrat tona si dhanti,
pranoi nga ne Ti prore! (2x)
2. Mbretëreshë e majit, plot me hir,
stoli e rruzullimit.
Lumnisht sundon me tandin Bir,
ti shpresë e mbarë njerëzimit. (2x)
Zojës, në Festë
Përgatiti Radio Vatikani në gjuhën shqipe