Zoja Këshillit të Mirë e Papa Leoni XIV Zoja Këshillit të Mirë e Papa Leoni XIV

Homazhe Zojës së Papërlyeme nga poetët shqiptarë

Homazhe Zojës së Papërlyeme, të cilën Kisha katolike romake e kremton më 8 dhjetor nga poetët shqiptarë

R.SH. / Vatikan

Homazhe Zojës së Papërlyeme, të cilën Kisha katolike romake e kremton më 8 dhjetor nga poetët shqiptarë

Poezia e parë kushtuar Marisë në gjuhën shqipe, në shkollën e Jezuitëve, në Shkodër. U botua në Sctamp t’Kolegs Papnore, në vitin 1898, në oficen e parë titulluar “Rrugha e Scelbimit”. Po botojmë vetëm një pjesë, kthyer në gegnishten e sotme, me shqipen që sapo kish rinisur të shkruhej, pas një plejade pendash, duke nisur nga libri i parë i shqipes së shkruar që njihet deri sot, Meshari i dom Gjon Buzukut.

 O e dashtuna Maria

O e dashtuna Maria

ngushllimi i zemrës sonë,

tash due përgjithmonë

me e thirrun emnin tand!

Me e pasun due atë emën

prej Zotit aq të hatruemun

në shpirtin tem të shkruemun,

në zemrën teme ngulë.

 

Me e thirrun due Maria

në qiell kur t’zbardhin drita

kur të erret edhe dita

me e thirun un kam prep.

E ambla Zojë Maria

Je ti Nana e jeme

Prashtu në gojen teme

T’permendet emni i jot.

Ne kjosha ndër idhnime

Të jetës ndër të vështira

Gazmendi e gjith e mira

Prej emnit tand më vjen

...   .....

SCODER 1898

Me Sctamp t’Kolegs Papnore

Poezia a parë kushtuar Marisë, botuar në Shkodër, më 1898, shkruar me shqipen e kohës, që nisi  të bëjë hapin e parë me ndihmën e Jezuitëve.

 

Zemrës së shugurueme të Zojës së Bekueme

8 ...  Si mundmi me t’u falun

Si duhet me Ty, o Zêmer,

Na qi kem qitë nen themer

Gjakun e Birit t’and?

... ...   ...   ...   ...   ...

9. O bijt e mi ktu eni

(na thrret kshtu e lumja Zojë)

Kush t’më thrrasë mue n’nevojë

Unë ndimen kurr s’ia ndal.

 

10. Rreth meje tanë shterngohi

Nen hije tême eni

Pse n’çdo rrezik qi t’keni

Unë zot gjithmonë ju dal!

Atë Gjergj Fishta

 

Zemres së Shenjtë të Zojës së Bekueme

T’nderon ty qiella e toka

T’nderon ty vetë yt Bir:

Ti je zamaku i dlír

Qi gjarpni s’e helmoi!

 

Emni i Zojës

T’falem, o e para mbas Tenzot, Marija

O Drandofille, o Hyll, qi t’ ruen rrezikut

Si dielli e zgjedhun, e rreptë porsi ushtrija

Rreshtue për ballë t’anmikut!

Atë Vinçenc Malaj

 

Zâjet e kumbonares

...   ...   ...

Ding-dang, ding-dang,

Bjen kumbona e madhe

n’ kumonare

Bijnë tjerat dang-ding

dang-ding

ushtrojnë fushë e zaje:

Kumbon Tuzi

lutet Malsija:

Ave Maria!

 

Ti je jeta ime

(Tekst i kangës Lavdojeni Zotin,

hartue nga Fondazioni Migrantes)

 

Besoj te ti, o Zot

I lindun nga Marija

Bir shenjt e i përjetshëm

Vdekun nga dashuria

 

Ti je krejt forca ime

Un’tjetër kend nuk kam

E asnji gja në jetë

S’më ndan prej kryqit tand!

 

NË LETNICË E KEM NJI NANË

1. Në Letnicë e kem nji Nanë,

gjithë mëshirë dhe dashuni.

I shpraz hiret plot but’si,

në ata që ndihmë kërkojnë.

 

Ref. Ma të madhes n‘pushtet të dorës,

ma të shndritshmit hyll të dritës.

I thonë Zoja e Letnicës 

Me f'mij n ‘prehër na pret sot.

S ‘lumes Zojë e t ‘Birit saj,

lavd i qoft' për jetë e mot. (2x)

 

2. Shikojmë foshnjen, Bir i Hyjit

sa me g'zim ne na shikon.

N‘dashuni që ka për ne

zemrat tona po i zot’non.

Ref.

 

 

Korale popullore

LËVDONIE TUJ K'NDUE

(Korale)

 1. Kur Zoja prej Birit e dhimbshme kje nda,

si lule në botë ndër ferra jetoi.

Ref. Ave, ave, Ave Maria. (2x)

2. Lëvdonie tuj k'ndue, lëvdonie Marinë,

të bijën e dashtun t’Atij që e krijoi.

 

Ref. Nana Tenzot e Nana jonë,

ty po ta falim zemrën tonë. (2x)

 

MBRETËRESHË E MAJIT

                Kangë

1. Mbret'reshë e majit, Zoja Mri, 

o Nana jonë qiellore.

Qe zemrat tona si dhanti,

pranoi nga ne Ti prore! (2x)

 

2. Mbretëreshë e majit, plot me hir, 

stoli e rruzullimit.

Lumnisht sundon me tandin Bir,

ti shpresë e mbarë njerëzimit. (2x)

 

Zojës, në Festë

Përgatiti Radio Vatikani në gjuhën shqipe

08 dhjetor 2025, 11:49