Fjala e Zotit e festës së kushtimit të Bazilikës së Lateranit
R.SH. / Vatikan
Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës së Zotit të festës së Kushtimit të Bazilikës së Lateranit në Romë.
Këtë të diele, kremtojmë festën e Katedrales së Romës, Nënë e të gjitha Kishave të botës dhe pik referimi e sigurt për pastërtinë e fesë së krishterë: në Kishën Katedrale të Romës banon pasardhësi i Shën Pjetrit Apostull, Papa, shkëmbi i Kishës, i thirrur nga Jezu Krishti për t'i përforcuar vëllezërit në fe.
Po kujtojmë se Bazilika e Lateranit në Romë është ndërtuar nga perandori romak Kostantini gjatë papnisë së Silvestrit të I, papë (314-335). Është "katedra" e Kishës së Romës, pikërisht aty ku gjendet "katedra" e pasardhësit të Shën Pjetrit Apostull, pik e sigurt referimi për bashkimin e fesë së krishterë të botës mbarë; nga këtu vjen edhe titulli e kësaj Bazilikem 'Kish nënë e të gjitha Kishave'. Është qartë se bëhët fjalë për një “shenjë”, sepse të krishterët re dinë shumë mirë se Zoti nuk është i lidhur për vend të posaçëm e konkret.
Qysh në kohën e Salomonit kuptohetj se nuk mund të përmbahej brenda një shtëpie Ai që as Qiejt nuk arrijnë ta përmbajnë ( Leximi I).
Jezusi e evokon këtë të vërtetë të thjeshtë të trashendencës hyjnore në bisedën e tij me gruan samaritane e cila donë të sigurohet “mbi vendin në të cilin duhet adhuruar” Zotin. Jezusi na ka zbuluar e dëftuar se plotësia e hyjnisë, që banon në Të, bëhet e dukshme në “Korpin” e tij, formuar prej “adhuruesve që adhurojnë Zotin në shpirt e në të vërtetë” (Ungjilli).
Në të vërtetë, siç kumtohet në lutjet e kësaj feste në Mesharin Romak, “Zoti ka dashur të banojë aty ku është i mbledhur në lutje populli i tij, që të gjithë ne të bëhemi tempulli i Shpirtit të Shenjtë, në të cilin shkëlqen shenjtëria e bijve të tij”. “Gurët e gjallë” të impenjuar për ndërtimin e tempullit të gjallë të Zotit, jemi pikërisht ne (Leximi II).