Fjala e Zotit e festës së kushtimit të Bazilikës së Lateranit

Këtë të diele, kremtojmë festën e Katedrales së Romës, Nënë e të gjitha Kishave të botës dhe pik referimi e sigurt për pastërtinë e fesë së krishterë: në Kishën Katedrale të Romës banon pasardhësi i Shën Pjetrit Apostull, Papa, shkëmbi i Kishës, i thirrur nga Jezu Krishti për t'i përforcuar vëllezërit në fe

R.SH. / Vatikan

Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës së Zotit të festës së Kushtimit të Bazilikës së Lateranit në Romë.

Fjala e Zotit

Këtë të diele, kremtojmë festën e Katedrales së Romës, Nënë e të gjitha Kishave të botës dhe pik referimi e sigurt për pastërtinë e fesë së krishterë: në Kishën Katedrale të Romës banon pasardhësi i Shën Pjetrit Apostull, Papa, shkëmbi i Kishës, i thirrur nga Jezu Krishti për t'i përforcuar vëllezërit në fe.

Po kujtojmë se Bazilika e Lateranit në Romë është ndërtuar nga perandori romak Kostantini gjatë papnisë së Silvestrit të I, papë (314-335). Është "katedra" e Kishës së Romës, pikërisht aty ku gjendet "katedra" e pasardhësit të Shën Pjetrit Apostull, pik e sigurt referimi për bashkimin e fesë së krishterë të botës mbarë; nga këtu vjen edhe titulli e kësaj Bazilikem 'Kish nënë e të gjitha Kishave'. Është qartë se bëhët fjalë për një “shenjë”, sepse të krishterët re dinë shumë mirë se Zoti nuk është i lidhur për vend të posaçëm e konkret.

Qysh në kohën e Salomonit kuptohetj se nuk mund të përmbahej brenda një shtëpie Ai që as Qiejt nuk arrijnë ta përmbajnë ( Leximi I).

Jezusi e evokon këtë të vërtetë të thjeshtë të trashendencës hyjnore në bisedën e tij me gruan samaritane e cila donë të sigurohet “mbi vendin në të cilin duhet adhuruar” Zotin. Jezusi na ka zbuluar e dëftuar se plotësia e hyjnisë, që banon në Të, bëhet e dukshme në “Korpin” e tij, formuar prej “adhuruesve që adhurojnë Zotin në shpirt e në të vërtetë” (Ungjilli).

Në të vërtetë, siç kumtohet në lutjet e kësaj feste në Mesharin Romak, “Zoti ka dashur të banojë aty ku është i mbledhur në lutje populli i tij, që të gjithë ne të bëhemi tempulli i Shpirtit të Shenjtë, në të cilin shkëlqen shenjtëria e bijve të tij”. “Gurët e gjallë” të impenjuar për ndërtimin e tempullit të gjallë të Zotit, jemi pikërisht ne (Leximi II). 

08 nëntor 2025, 07:40