Kërko

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 22 shkurt - 1 mars

Ungjillit Mateut përshkruan tundimet e Jezusit në shkretëtirë. Është një hyrje e përgjithshme në këtë kohë të kreshmëve që fillon nën shenjën e luftës së brendshme, që e pret njeriun në zgjedhjet e tij përfundimtare. E përcaktimi për Hyjin Atë është një nga këto zgjedhje përfundimtare që Jezusi na mëson me jetë e këshillon me fjalë edhe neve, t’i biem mohim djallit dhe së keqes e ta përqafojmë udhën e Jetës që Zoti na tregon e ofron.

R.SH. - Vatikan

E diel 22 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e 1-të të kohës liturgjike të Kreshmëve, ciklit të parë ‘A’, që përgatisin kremtimin e festës së Pashkëve.

Po më 22 shkurt, kalendari kishtar përkujton festën e Katedrës së shën Pjetrit, shën Masimianin e Ravenës, ipeshkëv e shën Margeritën e Crotones.

Të hënën më 23 më shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Polikarpin, ipeshkëv e martir, të Lumen Giuseppina Vannini, virgjër.

Të martën më 24 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Evezin e shën Pjetrin, martirë dhe shën Modestin.

Të mërkurën më 25 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Nestorin, ipeshkëv e martir e shën Çezarin. 

Të enjten më 26 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Fuastinianin, ipeshkëv, Aleksandrin dhe shën Vitorin.

Të premten më 27 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Gregorit Narek, abat e doktor i Kishës dhe shën Gabrieli i Zojës së Dhimbshme, rregulltar pasionist

Të shtunën më 28 shkurt, kalendari përkujton edhe shën Romanin, abat dhe shën Ilarin, papë. 

Të dielën e ardhshme më 1 mars, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 2-të të Krezhmëve, ciklit të parë ‘A’. Gjithnjë më 1 mars, kalendari kishtar përkujton shën  Feliksin III, papë e shën Albinin, ipeshkëv.

 

22 shkurt 2026, 08:44