Shenjtorët e javës 22 shkurt - 1 mars
R.SH. - Vatikan
E diel 22 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e 1-të të kohës liturgjike të Kreshmëve, ciklit të parë ‘A’, që përgatisin kremtimin e festës së Pashkëve.
Po më 22 shkurt, kalendari kishtar përkujton festën e Katedrës së shën Pjetrit, shën Masimianin e Ravenës, ipeshkëv e shën Margeritën e Crotones.
Të hënën më 23 më shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Polikarpin, ipeshkëv e martir, të Lumen Giuseppina Vannini, virgjër.
Të martën më 24 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Evezin e shën Pjetrin, martirë dhe shën Modestin.
Të mërkurën më 25 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Nestorin, ipeshkëv e martir e shën Çezarin.
Të enjten më 26 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Fuastinianin, ipeshkëv, Aleksandrin dhe shën Vitorin.
Të premten më 27 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Gregorit Narek, abat e doktor i Kishës dhe shën Gabrieli i Zojës së Dhimbshme, rregulltar pasionist.
Të shtunën më 28 shkurt, kalendari përkujton edhe shën Romanin, abat dhe shën Ilarin, papë.
Të dielën e ardhshme më 1 mars, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 2-të të Krezhmëve, ciklit të parë ‘A’. Gjithnjë më 1 mars, kalendari kishtar përkujton shën Feliksin III, papë e shën Albinin, ipeshkëv.