Më 24 shkurt kalendari kujton Shën Sergjin e Cezaresë, martir
R.SH. - Vatikan
Më 24 shkurt Kisha katolike kujton Shën Sergjin dhe Shën Bakun, martirë të Cezaresë së Kapadokisë.
Kush ishin Sergji dhe Baku?
Oficerë Romakë: Ata ishin oficerë të lartë në ushtrinë romake të perandorit Maksimian (shekulli III-IV). Sergji ishte primicerius (komandant i lartë) dhe Baku ishte secundarius.
Besimtarë të Fshehtë: Ata ishin të krishterë në një kohë kur krishterimi ishte i ndaluar, por gëzonin besimin e perandorit për shkak të aftësive të tyre ushtarake.
Zbulimi dhe Martirizimi
Refuzimi i Sakrificës: Besimi i tyre në Krishtin u zbulua kur ata refuzuan të hynin në një tempull pagan të Jupiterit për të flijuar kurbanë së bashku me perandorin.
Poshtërimi: Për t'i turpëruar, perandori urdhëroi që t'i vishnin me rroba femrash dhe t'i shëtisnin nëpër rrugët e qytetit me zinxhirë në qafë.
Vdekja e Bakut: Baku vdiq i pari nën tortura të rënda. Sipas traditës, ai iu shfaq Sergjit në vizion për ta inkurajuar që të qëndronte i fortë deri në fund.
Vdekja e Sergjit: Sergji u detyrua të ecte me këpucë që kishin gozhda të kthyera nga brenda dhe më pas u ekzekutua me prerje koke në qytetin e Resafës (sot në Siri).
Reliket e Shën Sergjit qenë mbartur në Spanjë, në qytetin Ubeda, ndërsa kulti i dy martirëve u përhap me shpejtësi në shumë vise të Lindjes por edhe në viset shqiptare në përgjithësi e në Shqipëri në veçanti, ku për nder të këtyre shenjtorëve u ndërtua një Kishë me vlera të mëdha historike dhe kulturore pranë kuvendit benediktin të Sergjit e Bakut në breg të lumit të Bunës, në fshatin Shirq, emri i të cilit fshat vjen vetë nga ai i Shenjtit Sergj.
Reliket e Shën Sergjit a Shirqit qenë mbartur në Spanjë, në qytetin andaluzian Ubeda, ndërsa kulti i dy martirëve u përhap me shpejtësi në shumë vise të Lindjes e edhe në Shqipëri, ku në nder të tyre u ngrit një nga Kishat më të lashta, një nga vlerat më të mëdha historike e kulturore të Shqipërisë.
Historia
Kisha e Shenjtërve Sergji e Baku ndodhet vetëm 40 minuta larg qytetit të Shkodrës, në të djathtë të fshatit Dajç, buzë vendit ku bashkohet lumi Drin me Bunën, ndodhet Kisha e Shirqit. Muret e saj kanë nisur të ngrihen në shekullin VI si kushtim ndaj dy martirëve të Kishës bizantine, Serçit dhe Bakut, varret e të cilëve ndodhen pranë lumit Eufrat në Azi, afër një kështjelle të quajtur Rozafa. Aktualisht specialistët po punojnë për të zbardhur enigmën e lidhjes së Rozafës së largët me emrat dhe historinë e Kishës së Shirqit.
Ndërkohë historianët pohojnë se Kisha ka qenë vendi i preferuar i princërve malazezë e shqiptarë, kryesisht për martesat e tyre. Helena e Rashës, princesha e Bizantit dhe vajza e perandorit latin, Balduin, ka qenë një ndër figurat më të lidhura me Kishën e Shirqit. Pikërisht këtu ajo ka bërë kurorëzimin e saj. Sipas dokumenteve historike, princesha helene në vitin 1290 ka bërë rikonstruksionin e Kishës. Arkitektura e Kishës është tepër e veçantë. Eshtë një përzierje e stilit roman me atë gotik. Sipas historianëve, Kisha e Shirqit ka ruajtur formën e plotë të saj deri para 200 viteve. Që nga ajo kohë ajo është shkatërruar gradualisht. Shkatërrimi i plotë i saj konsiderohet të jetë bërë 10 vitet e fundit, pasi shteti nuk vuri dorë mbi të.
Rrënojat
Nga Kisha e njohur e Shirqit ka mbetur shumë pak: një anë muri dhe një gur i gjatë. Specialistët i quajnë “nefsi jugor dhe një pilaster guri”. Para 10 vitesh ka pasur edhe një fasadë tjetër muri dhe një shtyllë, të cilat i ka shkërmoqur erozioni së bashku me varret që gjendeshin aty. Fasada e murit të mbetur është e bërë me gurë të latuar dhe me disa rreshta tullash të holla. Harqet janë tepër të veçanta. Megjithëse ajo ç’ka mbetur është shumë pak, bota shqiptare duhet ta konsiderojë Kishën e Shirqit si një monument me vlerë të madhe historike dhe kulturore.