Më 24 shkurt kalendari kujton Shën Sergjin e Cezaresë, martir

Sergji është një gjyqtar i perandorisë romake që vendos të braktisë mantelin e tij të drejtësisë për të jetuar si një oshënar. Ai thirret për të marrë pjesë në festimet për nder të Jupiterit, por ndodh një mrekulli e cila interpretohet si një shenjë e mbrojtjes së Zotit, ndaj të gjithë të krishterëve që refuzuan të adhuronin atë hyjni pagane. Sergjo, emër me prejardhje latine që do të thotë ai "që shpëton", ai që "ruan".

R.SH. - Vatikan

Më 24 shkurt Kisha katolike kujton Shën Sergjin dhe Shën Bakun, martirë të Cezaresë së Kapadokisë.

Kush ishin Sergji dhe Baku?

  • Oficerë Romakë: Ata ishin oficerë të lartë në ushtrinë romake të perandorit Maksimian (shekulli III-IV). Sergji ishte primicerius (komandant i lartë) dhe Baku ishte secundarius.

  • Besimtarë të Fshehtë: Ata ishin të krishterë në një kohë kur krishterimi ishte i ndaluar, por gëzonin besimin e perandorit për shkak të aftësive të tyre ushtarake.

Zbulimi dhe Martirizimi

  • Refuzimi i Sakrificës: Besimi i tyre në Krishtin u zbulua kur ata refuzuan të hynin në një tempull pagan të Jupiterit për të flijuar kurbanë së bashku me perandorin.

  • Poshtërimi: Për t'i turpëruar, perandori urdhëroi që t'i vishnin me rroba femrash dhe t'i shëtisnin nëpër rrugët e qytetit me zinxhirë në qafë.

  • Vdekja e Bakut: Baku vdiq i pari nën tortura të rënda. Sipas traditës, ai iu shfaq Sergjit në vizion për ta inkurajuar që të qëndronte i fortë deri në fund.

  • Vdekja e Sergjit: Sergji u detyrua të ecte me këpucë që kishin gozhda të kthyera nga brenda dhe më pas u ekzekutua me prerje koke në qytetin e Resafës (sot në Siri).

Reliket e Shën Sergjit qenë mbartur në Spanjë, në qytetin Ubeda, ndërsa kulti i dy martirëve u përhap me shpejtësi në shumë vise të Lindjes por edhe në viset shqiptare në përgjithësi e në Shqipëri në veçanti, ku për nder të këtyre shenjtorëve u ndërtua një Kishë me vlera të mëdha historike dhe kulturore pranë kuvendit benediktin të Sergjit e Bakut në breg të lumit të Bunës, në fshatin Shirq, emri i të cilit fshat vjen vetë nga ai i Shenjtit Sergj.

Reliket e Shën Sergjit a Shirqit qenë mbartur në Spanjë, në qytetin andaluzian Ubeda, ndërsa kulti i dy martirëve u përhap me shpejtësi në shumë vise të Lindjes e edhe në Shqipëri, ku në nder të tyre u ngrit një nga Kishat më të lashta, një nga vlerat më të mëdha historike e kulturore të Shqipërisë.

Historia

Kisha e Shenjtërve Sergji e Baku ndodhet vetëm 40 minuta larg qytetit të Shkodrës, në të djathtë të fshatit Dajç, buzë vendit ku bashkohet lumi Drin me Bunën, ndodhet Kisha e Shirqit. Muret e saj kanë nisur të ngrihen në shekullin VI si kushtim ndaj dy martirëve të Kishës bizantine, Serçit dhe Bakut, varret e të cilëve ndodhen pranë lumit Eufrat në Azi, afër një kështjelle të quajtur Rozafa. Aktualisht specialistët po punojnë për të zbardhur enigmën e lidhjes së Rozafës së largët me emrat dhe historinë e Kishës së Shirqit.

Ndërkohë historianët pohojnë se Kisha ka qenë vendi i preferuar i princërve malazezë e shqiptarë, kryesisht për martesat e tyre. Helena e Rashës, princesha e Bizantit dhe vajza e perandorit latin, Balduin, ka qenë një ndër figurat më të lidhura me Kishën e Shirqit. Pikërisht këtu ajo ka bërë kurorëzimin e saj. Sipas dokumenteve historike, princesha helene në vitin 1290 ka bërë rikonstruksionin e Kishës. Arkitektura e Kishës është tepër e veçantë. Eshtë një përzierje e stilit roman me atë gotik. Sipas historianëve, Kisha e Shirqit ka ruajtur formën e plotë të saj deri para 200 viteve. Që nga ajo kohë ajo është shkatërruar gradualisht. Shkatërrimi i plotë i saj konsiderohet të jetë bërë 10 vitet e fundit, pasi shteti nuk vuri dorë mbi të.

Rrënojat

Nga Kisha e njohur e Shirqit ka mbetur shumë pak: një anë muri dhe një gur i gjatë. Specialistët i quajnë “nefsi jugor dhe një pilaster guri”. Para 10 vitesh ka pasur edhe një fasadë tjetër muri dhe një shtyllë, të cilat i ka shkërmoqur erozioni së bashku me varret që gjendeshin aty. Fasada e murit të mbetur është e bërë me gurë të latuar dhe me disa rreshta tullash të holla. Harqet janë tepër të veçanta. Megjithëse ajo ç’ka mbetur është shumë pak, bota shqiptare duhet ta konsiderojë Kishën e Shirqit si një monument me vlerë të madhe historike dhe kulturore.

24 shkurt 2026, 09:15