Kërko

Partia Vetëvendosje! (Vetëvendosje) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka fituar zgjedhjet e parakohshme legjislative të mbajtura dje në Kosovë. Partia Vetëvendosje! (Vetëvendosje) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka fituar zgjedhjet e parakohshme legjislative të mbajtura dje në Kosovë.

Kosovë: fitore e thellë e partisë Vetëvendosje, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Partia Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka fituar zgjedhjet e parakohshme legjislative të mbajtura dje në Kosovë. Me numërimin e votave të përfunduar në 99%, partia e majtë nacionaliste i është afruar shumicës absolute duke marrë 49,3% të votave. Shumë larg kanë mbetur partitë e tjera: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) u ndalën përkatësisht në 21,18% dhe 13,77%. ““Duhet të veprojmë sa më shpejt për të ngritur institucionet”, tha Kurti

R. SH / Vatikan

U zhvilluan më 28 dhjetor në Kosovë zgjedhjet parlamentare, të dytat brenda vitit. Sipas rezultateve paraprake, deri tani që janë numëruar 99,2% e votave, kryeson partia “Vetvendosje” (VV) e ish-kryeministrit Albin Kurti, e cila ka fituar 49,3% të votave, drejt formimit të qeverisë i vetëm. Pas saj, renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21%, dhe e treta vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,59%. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5,6% të votave.

Nga tre partitë serbe që ishin në listë, fituese doli Srpska Lista, formacioni politik më i rëndësishëm i serbëve në Kosovë, duke marrë 4,7% të votave dhe duke fituar kështu plotësisht të dhjetë vendet në parlament që i përkasin pakicave etnike, të parashikuara nga ligji në Kosovë.

Në përgjithësi pjesmarrja në votime ka qenë 44,9% duke shënuar rritje në krahasim më votimet e shkurtit të kaluar kur nuk e kaloi 41%.

Ndonëse për formimin e qeverisë së re nevojiten 50% e votave dhe 61 vende, kryetari i Vetvendosjes Albin Kurti, sipas analistëve, do të arrijë të formojë kabinetin e ri kësaj here ndoshta edhe me ndihmën e deputetëve që janë në pakicë.

Detyrat e qeverisë së re, të mbartura nga viti që po kalon, kanë të bëjnë kryesisht me problemet ekonomike në vend si edhe me përtëritjen e besimit të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës te kabineti i ri qeveritar. Politika tani ka për detyrë të promovojë stabilitetin shoqëror, rritjen ekonomike dhe reformat në vend.

“Pas situatës së ngërçit politik të pasuar nga zgjedhjet e shkurtit 2025, ‘presim me padurim formimin e shpejtë të Kuvendit të ri dhe të qeverisë së re dhe të vazhdojmë dialogun tonë me autoritetet’. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, dhe Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos. ‘Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet për zbatimin e reformave shumë të nevojshme të lidhura me BE-në’, e cila ‘merr parasysh pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe të partive të tyre politike në zgjedhje. Procesi zgjedhor ka dëshmuar një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike’, shpjegojnë ato”.

29 dhjetor 2025, 17:00