Ringjallja e empatisë, projekt Trevjeçar Arti i Universiteteve katolike
Vatican News
Një projekt koral i kushtuar krijimtarisë artistike, kërkimit shkencor dhe dialogut. Kështu Dikasteri i Selisë së Shenjtl për Kulturën dhe Edukimin e ka konceptuar projektin e Trienales së Artit të Universiteteve Katolike, një nismë ndërkombëtare që bën bashkë universitete katolike, artistë, kuratorë dhe institucione kulturore nga e gjithë bota, edicioni i parë i së cilës do të inaugurohet më 27 gusht në Brazil, pranë Universitetit Pontifik Katolik të Rio de Zhaneiros (Pontificia Universidade Católica di Rio de Janeiro).
Ngjarja do të përfshijë ekspozita, porosi, botime dhe programe publike mbi çështjet më urgjente bashkëkohore. Do të zhvillohet në disa vende gjatë vitit akademik 2026-2027, e do të arrijë kulmin në Venecia, Itali. Profesor Nuno Crespo do të jetë përgjegjës për kujdesin e përgjithshëm të asaj që synon të jetë mënyrë për të aktivizuar proceset e mendimit në favor të paqes, përparimit shpirtëror dhe vëllazërisë.
Një projekt koral mbi empatinë në rrezik
I përfshirë, nga 6 tetori deri në fund të vitit 2026, Universiteti Katolik i Zemrës së Krishtit (Milano), së bashku me Pontificia Universidade Católica de Chile (3 shtator - 22 nëntor); Pontificia Universidad Javeriana (Kolumbi, nga 9 shtatori deri në nëntor 2026); Boston College (SHBA, nga 23 shtatori deri në dhjetor 2026); e pastaj edhe Universidade Católica Portuguesa (Lisbonë, nga 12 tetori deri në mesin e dhjetorit 2026); dhe Universidade Católica de Angola (Luanda, nga fundi i tetorit deri më 20 dhjetor të këtij viti).
Edicioni inagurues, i titulluar Exercises in Empathy (Ushtrime në Empati), do të krijojë mundësinë për të reflektuar mbi rolin e arsimit universitar, marrëdhëniet njerëzore dhe konceptin e empatisë. Mbështetet, kështu, në një nga shqetësimet qendrore të shprehura në enciklikën e Leonit XIV Magnifica Humanitas, e cila lind nga tensioni ndërmjet simulimit dhe përvojës: empatia si kategori në rrezik.
Kardinali De Mendonça: empatia, themel i misionit akademik
Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Kulturën dhe Edukimin, Kardinali Tolentino de Mendonça, shpjegon qëllimin e projektit, duke kujtuar faktin se vetë Papa Leoni XIV i inkurajoi universitetet të ecnin në rrugën e empatisë. Kardinali e e poeti portugez de Mendonça sqaron se empatia është themelore për thirrjen e universitetit: "Vetëm një universitet i aftë për empati mund ta transformojë fragmentimin e njohurive të specializuara në mençuri të orientuar drejt së mirës së individëve dhe shoqërive konkrete". Empatia, pohon ai në dritën e dokumentit papnor Magnifica Humanita, nuk duhet të konsiderohet si zbukurim retorik, por si "parim strukturor: nëpërmjet aftësisë për t'u vendosur brenda përvojës së të tjerëve dhe për të jetuar në këndvështrimin e tyre, që universiteti të mund të përmbushë thirrjen e tij të lindur, domethënë: të lindë komunitete rreth rreth së vërtetës".
Empatia, operacion kulturor i shpëtimit
"Në kontekstin e brishtë dhe të fragmentuar të së tashmes", vazhdon deklarata e prefektit të Dikasterit të Selisë së Shenjtl për Kulturën dhe Edukimin, publikuar më 7 gusht, "e shënuar nga polarizime në rritje dhe forma gjithnjë e më të sofistikuara të komunikimit që, paradoksalisht, izolojnë më shumë sesa bashkojnë, empatia shfaqet si operacion i domosdoshëm shpëtimi kulturor. Është mjet gjithnjë e më i domosdoshëm për ndërtimin dhe ndarjen e njohurive, për endjen e reciprocitetit, për ringjalljen e praktikave bashkëpunuese, dhe jo vetëm në kontekstin ekskluziv të marrëdhënieve personale, por gjithashtu, ose mbi të gjitha, edhe në ndërthurjen polifonike dhe të gjerë të jetës kolektive". Citimi i Hannah Arendt është i përshtatshëm. Në esenë e saj "Kriza e Arsimit" (1954), ajo shkroi: "Arsimi është pika në të cilën vendosim nëse e duam botën mjaftueshëm për të marrë përgjegjësi për të". Arsimi, në fakt, nuk ka të bëjë vetëm me transmetimin e përmbajtjes, por është akt dashurie, dhe "universitet që kultivon empatinë", thekson kardinali Tolentino de Mendonça, "trajnon profesionistë që nuk i reduktojnë të tjerët në një të dhënë ose në një funksion".
Empati e përvujtëri
Prefekti i Dikasterit të Selisë së Shenjtl për Kulturën dhe Edukimin mbështetet edhe në shkrimet e Edith Stein mbi empatinë, duke përfshirë në mënyrë të përshtatshme kategorinë e përulësisë, si lloj shoqëruesi. Shenjtja deklaroi se "ne kurrë nuk e përjetojmë dhimbjen ose gëzimin e të tjerëve, ashtu siç i përjeton tjetri; ne i përjetojmë ata si përkatësi ndaj tjetrit. Është kjo përulësi përbërëse - fakti që empatia nuk e anulon kurrë tjetërsinë e tjetrit, nuk e përthith kurrë në mënyrë banale në përvojën time - që e bën empatinë akt të njohurisë respektuese, dhe jo formë relativizmi ose përvetësimi". Kështu, Trienalja e nxitur nga Dikasteri i Vatikanit për Kulturën dhe Edukimin, kërkon të krijojë lidhje jo vetëm ndërmjet fushave të dijes, por ndërmjet njerëzve, institucioneve dhe kulturave. Synon të jetë "shkollë" empatie, duke realizuar kështu, një nga shpresat e vetë Shën Gjon Henri Newman.