Takimi treditor i ekipeve Sinodale në Vatikan, të enjten audienca me Papës
Vatican News
Sekretaria e Përgjithshme e Sinodit të Ipeshkvijve mbledhë në Romë, nga data 23 deri më 25 qershor, drejtuesit e organizmave kontinentalë (CELAM, SECAM, FABC, CCEE, FCBCO, etj.), të cilët përfaqësojnë Amerikën Latine, Afrikën, Azinë, Evropën, Oqeaninë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut. Ata do të shoqërohen nga koordinatorët e ekipeve sinodale kontinentale për të punuar së bashku në dritën e botimit të fundit të dokumentit „Drejt Asambleve 2027-2028”. Kulmi i këtij takimi do të jetë të enjten, me audiencën e veçantë me Papën.
Shkëmbim përvojash dhe dinamika të përbashkëta
Sipas një njoftimi zyrtar nga Sekretaria e Përgjithshme e Sinodit, „këto tri ditë pune do të përqendrohen në dëgjimin e zhvillimeve kryesore lidhur me zbatimin e Dokumentit Përfundimtar të Asamblesë së XVI-të të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve”. Qëllimi kryesor i këtij takimi është të nxisë shkëmbimin e përvojave sinodale që janë aktualisht në proces, si dhe të përcaktohen dinamikat e përbashkëta dhe ato çështje që kërkojnë një thellim dhe reflektim të bashkëndarë mes palëve.
Dialogu i hapur me Papa Leonin XIV
Përpara mbylljes zyrtare të takimit, e cila është parashikuar rreth orës 18:30, pasditen e së enjtes së 25 qershorit, Papa Leoni XIV do të takojë personalisht pjesëmarrësit. Ati i Shenjtë Prevost do të zhvillojë një dialog të hapur me ta në ambientet e Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit, në Vatikan.