Kërko

Kisha së shpejti do të ketë 20 të Lumtur të rinj, martirë gjatë luftës civile në Spanjë Kisha së shpejti do të ketë 20 të Lumtur të rinj, martirë gjatë luftës civile në Spanjë

Kisha do të ketë së shpejti 20 të Lumë të rinj, martirë gjatë luftës civile në Spanjë

Papa autorizoi shpalljen e dekreteve të Dikasterit për Shenjtorët në lidhje me martirizimin e 20 meshtarëve dioçezanë nga ishujt spanjollë Ibiza e Formentera - Juan Torres Torres dhe 19 shokë të tij, vrarë në urrejtje ndaj fesë gjatë Luftës Civile të viteve ’30; ata do të shpallen të Lumturr. Po ashtu u njohën virtytet heroike të pesë figurave të tjera: Júlio Emílio Alberto De Lombaerde dhe motrat Clara Andreu y Malferit, Maria Petra Giordano, Maria Teresa Tallon dhe Maria Agnese Tribbioli

Vatican News

Kisha po përgatitet të përkujtojë me nderim të veçantë një kapitull të dhimbshëm e të shenjtë të historisë së vet: shpalljen e 20 meshtarëve martirë  të luftës civile spanjolle nga Ibiza e Formentera, dhe vlerësimin e jetës së tyre shpirtërore. Papa ka miratuar dekretet e Dikasterit të Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kështu 20 martirë të luftës civile spanjolle do të bëhen të Lumë.

Në gusht e shtator të vitit 1936, kur errësira e përndjekjes mbuloi ishujt në Spanjë gjatë luftës civile të viteve 1930, Juan Torres Torres dhe 19 bashkëpunëtorët e tij qëndruan besnikë deri në fund — meshtarë të zakonshëm me thirrje të jashtëzakonshme, të cilët paguan me jetë dashurinë dhe besnikërinë e  tyre ndaj fesë në Jezu Krishtin. Ato ditë, kur procesionet u ndaluan dhe emra të shenjtë u hoqën nga fshatrat, zëri i tyre u bë dëshmi: feja e tyre nuk u shua. Kujtimi i tyre, i ruajtur me kujdes nga komuniteti vendor për dekada, do të nderohet tani me shpalljen e të tyre të Lumë.

Në Mallorca, në Spanjë, shekull më parë, një motër rregulltare e thjeshtë me emër Barbara Onofria, e njohur si motra Clara Andreu y Malferit, jetoi një jetë të mbushur me përvojë shpirtërore dhe bindje të përvuajtur. Pasioni i saj për shërbimin në infermieri dhe për lutjen e bëri kuvendin e motrave rregulltare të Shën Bartolomeut vend shtegtimi, ku ende ndjehet hiri i shenjtërisë së saj.

Nga Napoli është historia e motrës Maria Petra Giordano, e cila, e re dhe e vendosur, mori guximin të ndjekë thirrjen e saj rregulltare në shërbim të Zotit në Toscana, Itali. Si mësuese e novicave dhe pastaj si eprore, ajo lëvizi me butësi dhe vendosmëri, duke i kushtuar jetën udhëzimit shpirtëror dhe frymëzimit biblik.

Një tjetër shembull frymëzimi erdhi nga Amerika: Maria Teresa Tallon, vajza e emigrantëve, e cila që nga fëmijëria kërkoi t’i përkushtohej Zotit. Ajo priti dhe mbështeti të sëmurët në epidemitë e kohës, dhe më vonë themeloi një radhë grash që punuan me dashuri e përkushtim “ në rrugë” për t’u afruar tek të varfrit dhe të nevojtarët. Jeta e saj ishte një thirrje e veçantë për shërbim dhe përkushtim.

Nga Belgjika filloi shtegtimi misionar i Júlio Emílio Alberto De Lombaerde: themelues kongregatash, i flakur në zemër të Amazonës, ku mësimi, predikimi dhe kujdesi baritor u bënë pjella e dashurisë së tij për popullin. Jeta e tij, e ndriçuar nga një frymë apostolike, u shua papritmas në një aksident, por trashëgimia e tij mbeti si dritë udhërrëfyese.

E në Itali, motra Maria Agnese Tribbioli i dha formë dashurisë në mes të luftës: duke krijuar punë bamirësie, strehuar të rrezikuarit dhe ndihmuar të përndjekurit, ajo qëndroi me guxim kundër dhunës së kohës. Për sakrificën e saj u nderua si “E Drejta ndër Kombet”.

Këto jetë — të thjeshta dhe të mëdha njëkohësisht — na rikujtojnë se shenjtëria shpesh rrjedh nga besnikëria e përditshme ndaj Zotit, nga gatishmëria për t’u dhuruar të tjerëve dhe nga guximi për të mbajtur dritën e fesë edhe kur përreth mbretëron errësira. Tani, ndërsa Kisha katolike i nderon këta burra e gra, e kaluara e tyre kthehet në dëshmi që larton shpirtin dhe thërret për shpresë.

18 qershor 2026, 13:19