Kërko

Ftesa në Mesazhin e Papës për Ditën Botërore të Lutjes për Kujdesin e Krijimit është që t’i jepet përparësi zhvillimit dhe qëndrueshmërisë mbi dhunën dhe shkatërrimin. Ftesa në Mesazhin e Papës për Ditën Botërore të Lutjes për Kujdesin e Krijimit është që t’i jepet përparësi zhvillimit dhe qëndrueshmërisë mbi dhunën dhe shkatërrimin.

"Do t'i kthejnë shpatat në plugje" – tema e Ditës për Kujdesin ndaj Krijimit

Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor njofton titullin e përzgjedhur nga Papa për nismën ekumenike të lutjes, e cila do të zhvillohet më 1 shtator 2026. Një temë kjo që nënvizon “lidhjen midis konflikteve të armatosura dhe përkeqësimit të mjedisit” dhe fton që t'i jepet përparësi “zhvillimit dhe qëndrueshmërisë, në vend të dhunës dhe shkatërrimit”.

R.SH. / Vatikan

Fjalët e Izaisë profet “Do t'i kthejnë shpatat e tyre në plugje dhe heshtat e tyre në drapërinj” (Is 2, 4), janë zgjedhur nga Papa Leoni XIV si titull i Mesazhit të tij për Ditën e ardhshme Botërore të Lutjes për Kujdesin ndaj Krijimit, e cila siç është traditë kremtohet më 1 shtator.

Ky titull, siç shpjegon në një komunikatë Dikasteri i Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, nënvizon lidhjen e ngushtë midis konflikteve të armatosura dhe degradimit të mjedisit. Ky përkeqësim përbën, nga njëra anë, një shkelje të rëndë të detyrës sonë për t'u kujdesur për krijimin dhe, nga ana tjetër, një kërcënim afatgjatë për jetën e qindra miliona njerëzve.

Ndërgjegjësimi dhe nevoja për vendime përgjegjëse

Ndërgjegjësimi i përhapur tashmë mbi lidhjet e shumta ekzistuese midis luftës dhe burimeve natyrore nuk ka sjellë krijimin e institucioneve të përshtatshme e as marrjen e vendimeve përgjegjëse, të synuara për shmangien e konflikteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Titulli i zgjedhur – një vizion i Izaisë që profetizon shndërrimin e armëve në mjete bujqësore – fton në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë që t'i jepet përparësi zhvillimit dhe qëndrueshmërisë, përpara dhunës dhe shkatërrimit.

02 qershor 2026, 17:11