Lavori in corso a San Pietro

Papa takon Ministrin e Jashtëm të Spanjës

Papa pret Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës José Manuel Albares Bueno; në qendër të bisedës udhëtimi i Leonit XIV në qershor në këtë Spanjë.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV priti në audiencë, paraditen, 4 maj, Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, José Manuel Albares Bueno. Shefi i diplomacisë së Madridit u takua më pas me imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.

Takimi me Papën, i cili fillimisht nuk ishte në agjendë, u caktua me dëshirën e shprehur të vetë Papës. Sipas asaj që raportoi vetë Albares, biseda – e cila zgjati rreth njëzet minuta – përfaqësoi një rast për të dëshmuar ndaj Spanjës një shenjë mirënjohjeje, afërsie dhe miqësie.

Në qendër të bisedës ishin gjithashtu edhe detajet e vizitës së ardhshme apostolike që Papa Leoni do të kryejë në territorin spanjoll, në program nga data 6 deri më 12 qershor.

05 maj 2026, 09:58