Sheshi i Shën Pjetrit, Vatikan, Kupola e Shën Pjetrit Sheshi i Shën Pjetrit, Vatikan, Kupola e Shën Pjetrit

"Magnifica Humanitas", bisedë telefonike mes Papës dhe kryeministrit kanadez Carney

Pasdite më 29 maj, Leoni XIV dhe kryeministri i vendit të Amerikës Veriore zhvilluan një bisedë telefonike të përqendruar mbi temat e enciklikës së botuar së fundmi, por edhe mbi angazhimin për paqen mes popujve, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, si dhe mbi tema me interes të përbashkët.

R.SH. / Vatikan

Dje pasdite, 29 maj, u zhvillua një bisedë telefonike mes Papa Leonit XIV dhe Mark Carney, kryeministër i Kanadasë, me rastin e botimit të enciklikës Magnifica Humanitas. Një njoftim i Sallës së Shtypit të Vatikanit bën me dije se u diskutua mbi rëndësinë e ballafaqimit për zhvillimin e inteligjencës artificiale në një perspektivë etike dhe të një qasjeje të përqendruar te qenia njerëzore. Në vijim të bisedës u trajtuan gjithashtu tema me interes të përbashkët në fushën rajonale dhe ndërkombëtare, me referencë të veçantë ndaj angazhimit për paqen mes popujve, posaçërisht në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

Takimi në përfundim të Meshës së fillimit të papnisë

Kryeministri kanadez Carney është takuar me Papa Leonin XIV në Vatikan më 18 maj 2025, në përfundim të Meshës së fillimit të papnisë. Carney, një katolik praktikant, pati udhëtuar drejt Romës së bashku me familjen e tij. Kryeministër që nga marsi i vitit 2025, 61 vjeç, ekonomist, bankier, menaxher dhe politikan, lider i Partisë Liberale kanadeze, Mark Carney është i martuar me Diane dhe kanë katër fëmijë.

30 maj 2026, 13:00