2026.05.05 Il cardinale Parolin a San Giovanni Rotondo

Kardinali Parolin: Papa ecë para dhe predikon paqen

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e «Casa Sollievo della Sofferenza», iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me komentet e presidentit të SHBA-së Trump sot në lidhje me Leoni XIV: "Papa tashmë është përgjigjur, dhe ishte një përgjigje shumë e krishterë. Ati i Shenjtë po vepron siç kërkon roli i tij."

R.SH. / Vatikan

"Papa po ecën para, në kuptimin e predikimit të Ungjillit, duke predikuar paqen – siç do të thoshte Shën Pali – 'brenda dhe jashtë stinës". Kështu deklaroi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinal Pietro Parolin në kuadër të kremtimeve për 70-vjetorin e «Casa Sollievo della Sofferenza», spitalit në San Giovanni Rotondo, vendi i Shën Atë Piut, Itali. Kardinali Parolin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me "një sulm tjetër" nga presidenti i SHBA-së Donald Trump kundër Leonit XIV, tani kur duhen dy ditë për pritjen në audiencë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Vatikan. "përballë këtyre sulmeve të reja, nuk e di nëse Papa do të ketë mundësi të përgjigjet," tha kardinali, "sepse kjo mundësi", shtoi ai, duke iu referuar përgjigjeve të Leonit XIV në aeroplan më 13 prill të kaluar, ditën e nisjes së tij për në Afrikë, "ishte takimi me gazetarët. Por drejtimi mbetet i njëjtë".

Përgjigje e krishterë

"Papa tashmë është përgjigjur, nuk do të shtoja asgjë", vazhdoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, duke theksuar se përgjigjja e Leonit XIV ishte "një përgjigje shumë, shumë e krishterë, duke thënë se ai po bën atë që kërkon roli i tij, që është predikimi i paqes. Nëse kjo mund të pëlqehet apo jo, pastaj, është një çështje tjetër", theksoi kard. Parolin. "Ne e kuptojmë se jo të gjithë janë të të njëjtit mendim, por kjo është përgjigjja e Papës

Tradita e «Casa Sollievo della Sofferenza» –  Spitali i Shën Atë Piut

Kard. Parolin u pyet gjithashtu se si «Casa Sollievo della Sofferenza» do të vazhdojë udhëtimin e saj të vështirë, i cili është bërë gjithashtu objekt i një mosmarrëveshjeje, si dhe grevash dhe protestash sindikale. "Si mund të vazhdojë? Sipas rregulloreve të secilit spital," tha kardinali. “Ka rregulla që duhen ndjekur, kështu që nuk ka asgjë të re. Tani nevojitet kontributi i të gjithëve në mënyrë që këto rregullore, këto rregulla, të mund të zbatohen. Ne duhet të kapërcejmë vështirësitë ekzistuese, të cilat janë të pranishme në të gjithë sistemin shëndetësor.” “E dimë mirë,” vijoi kardinali, “se kur ka vështirësi dhe kriza, gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të shkojnë në të njëjtin drejtim. Kjo është mrekullia, fakti që të gjithë mund të bashkohemi për të arritur të njëjtat qëllime".

Për më tepër, në spitalin San Giovanni Rotondo, “ka një vlerë të shtuar,” sipas kardinalit, dhe kjo është “fakti që ishte Atë Piu – Padre Pio – ai që e donte me çdo kusht këtë «Shtëpi» dhe se Padre Pio nuk do ta braktisë kurrë atë. Atë Piu thoshte se ky spital është vepër e Zotit, se ai vetë nuk bëri asgjë… Nga qielli ai vazhdon ta mbrojë dhe ruajë këtë vepër të tij”.

Takim me sindikatat

Pasdite, Sekretari i Shtetit të Vatikanit do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit e sindikatave lokale: “Unë dua të dëgjon ata pikësëpari,” deklaroi ai. "Dua të dëgjoj se çfarë kanë për të thënë dhe do t'i përshtas përgjigjet e mia sipas pyetjeve të tyre. Mesazhi është ai që sapo përmendëm: secili nga perspektiva dhe ekspertiza e vet, le të punojmë së bashku në mënyrë që kjo strukturë spitalore të jetë ajo që ka qenë".

05 maj 2026, 15:39