Kërko

2025.06.28 Il Papa con Antonio Di Iorio, nuovo direttore Fas

Antonio Di Iorio, drejtor i ri i Fondit të Asistencës Shëndetësore

Funksionar i Seksionit për Çështje të Përgjithshme në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, do të marrë detyrën më 15 korrik

R.SH. - Vatikan

Antonio Di Iorio është drejtori i ri i Fondit të Asistencës Shëndetësore (FAS), institucionit të Vatikanit që ofron kujdes shëndetësor për personelin kishtar, fetar dhe laik (në punë dhe në pension) të Kuries Romake, Guvernatoratit dhe enteve të administruara drejtpërdrejt nga Selia Apostolike. Emërimi i Papës Leoni XIV u bë publik sot, më 28 maj dhe u njoftua në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit nga Zëvendësi, imzot Paolo Rudelli.

Deri tani funksionar i Seksionit për Çështje të Përgjithshme në Sekretarinë e Shtetit dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Fondit që nga 24 qershori 2020, ai do të marrë detyrën më 15 korrik. Di Iorio është gjithashtu noter në Zyrën e Kamerlengut.

Jeta dhe puna

I martuar dhe me një djalë, drejtori i ri i FAS-it u punësua nga Seksioni i Parë i Sekretarisë së Shtetit më 2 janar 1988. Ka marrë pjesë në dy Konklava si noter i Dhomës Apostolike, pastaj, edhe në Zyrën e Kamerlengut, pas dorëheqjes së Papës Benedikti XVI dhe pas vdekjes së Papës Françesku.

Në Sekretarinë e Shtetit, ka mbajtur pozicione të ndryshme, si anëtar i plotë i Këshillit të Revizorëve të OPBG për periudhën trevjeçare 2014-2016, duke vijuar punën si Revizor zëvendësues. Ka pasur edhe pozita të tjera kontrolli për institucionet e Vatikanit (LEV, CTV). U emërua në Këshillin e Drejtorëve të FAS-it në vitin 2020. Është vlerësuar me Urdhrin Kalorësial të Shën Silvestrit Papë në dhjetor 1994 dhe me atë të Shën Gregorit të Madh në gusht 2006.

28 maj 2026, 13:29