Kërko

Trafikimi i qenieve njerëzore vazhdon të jetë një plagë globale Trafikimi i qenieve njerëzore vazhdon të jetë një plagë globale

Vatikani OSBE-së: luftojeni trafikimin me veprime të koordinuara e vendimtare

Me rastin e Konferencës titulluar "Rritja e kriminalitetit të detyruar: të mbushet një boshllëk sigurie", që përfundoi dje në Vjenë, Misioni i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë shprehu mendimin që shtetet të ndërmarrin një aksion vendimtar dhe të koordinuar kundër trafikimit të qenieve njerëzore: "Të njihen viktimat si njerëz, që kanë nevojë për mbrojtje dhe drejtësi".

R.SH. / Vatikan

Shtetet duhet të kryejnë veprime vendimtare dhe të koordinuara kundër trafikimit të qenieve njerëzore në të gjitha format! U përsërit me forcë nga Misioni i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në mesazhin përshëndetës për Konferencën e 26-të të OSBE-së kundër trafikimit të qenieve njerëzore,  titulluar "Rritja e kriminalitetit të detyruar: mbyllja e një boshllëku mbush një boshllëk në siguri", e cila përfundoi dje në Vjenë.

Mos e keqësoni vuajtjen

"Viktimat - kujtoi delegacioni i Selisë së Shenjtë - shpesh gra, fëmijë, migrantë, refugjatë dhe njerëz në situata të cenueshmërisë ekstreme, rrezikohen më shumë përballë detyrimit për të kryer veprimtari kriminale dhe, më pas, të trajtohen vetë si kriminelë, gjë që i keqëson vuajtjet e tyre, në vend që të njihen si njerëz që kanë nevojë për mbrojtje, mbështetje, ndihmë dhe drejtësi".

Forma të reja të skllavërisë

Duke përmendur Leonin XIV, delegacioni përsëriti gjithashtu thirrjen e ngutshme për të adresuar dhe "t'i dhënë fund një krimi kaq të rëndë, siç është shfrytëzimi i atyre që tashmë janë të plagosur nga lufta, zhvendosja dhe varfëria". Paralajmëroi edhe se, veçanërisht vitet e fundit, "po duken forma të reja të skllavërisë kibernetike, me joshjen në në rrjetet online, që i joshin njerëzit, të cilët detyrohen të marrin pjesë në mashtrime financiare dhe aktivitete të tjera kriminale".

Tre përparësi

Selia e Shenjtë identifikoi tre prioritete për OSBE-në, për ta luftuar në mënyrë të gjithanshme trafikimin e qenieve njerëzore:

"Së pari, parimi i mosndëshkueshmërisë duhet të respektohet për të siguruar që viktimat të mos ndëshkohen padrejtësisht ose të mos ndiqen penalisht për akte që mund t’i kenë kryer si rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit.

Së dyti, riorientimi i politikave të migracionit dhe sigurisë përmes një perspektive të fokusuar në mbrojtje. Përvoja tregon se kur rastet e trafikimit trajtohen kryesisht përmes lenteve të kontrollit të migracionit, viktimat kanë më pak mundësi të identifikohen dhe më shumë, të ndalohen ose të internohen.

Së fundi, forcimi i parandalimit dhe partneriteteve. Rritja e ndjeshme e krimit të detyruar në të gjithë rajonin e OSBE-së, përfshirë mashtrimin kibernetik, nënvizon nevojën urgjente që shtetet të përballojnë shkaqet rrënjësore të këtij problemi: përjashtimin social, papunësinë e të rinjve dhe dobësitë dixhitale".

22 prill 2026, 14:49