Një takim në Vatikan për të përballuar "krizën shëndetësore dhe morale"
R.SH. / Vatikan
Në Kuries së Përgjithshme të Shoqërisë së Jezusit. në Romë, mbahet, më 22 dhe 23 prill, konferenca “Të përkushtuar ndaj Ujit, kanalizimeve dhe higjienës (WASH) në institucionet e kujdesit shëndetësor. Një takim ndërkombëtar, që mbledh organizata të bazuara në fe nga besime të ndryshme - katolike, protestante, metodiste, anglikane, ungjillore dhe myslimane - së bashku me partnerë nga e gjithë bota, "organizohet për të thënë: jemi të angazhuar për të përmirësuar kushtet e higjienës në objektet që zotërojmë, menaxhojmë ose operojmë". Kjo, sepse po përballemi me një krizë "shëndetësore dhe morale" që prek mbi dy miliardë njerëz, në shërbime themelore si uji, kanalizimet dhe higjiena (WASH) në objektet e kujdesit shëndetësor të kufizuar.
Kështu e paraqiti David Douglas, drejtor i Fondacionit Gjenetik Wallace, organizatë amerikane e cila financon ndërhyrje në sektorë të ndryshëm, që përfshijnë atë të ujit të pijshëm të sigurt, për mediat e Vatikanit, takimin ndërkombëtar "Të kushtuar ndaj WASH në objektet e kujdesit shëndetësor: takim i organizatave dhe aleatëve të bazuar në fe, për të përshpejtuar progresin", planifikuar për 22 dhe 23 prill në Romë në Gjeneralatin e Shoqërisë së Jezusit.
Angazhimi i DSSUI-t
Takimi, që organizohet nga lëvizje të shumta, duke përfshirë Caritas Internationalis, Shërbimet Katolike të Ndihmës dhe Mjekët me Afrikën CUAMM, është nën patronazhin e Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor (DSSUI). Drejtori Douglas thekson rëndësinë e tij, duke kujtuar se si, që në vitin 2019, prefekti i atëhershëm i Dikasterit të Vatikanit, Kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson, e më pas prefekti aktual, Kardinali Michael Czerny, bënë thirrje për veprim, për të përmirësuar kushtet e higjienës të të gjitha objekteve katolike të kujdesit shëndetësor. Në një deklaratë të vitit 2023, kardinali jezuit Czerny theksoi se "konceptet fisnike teologjike" nuk janë të nevojshme për të justifikuar veprimtarinë e barabartë në kujdesin shëndetësor të pastër, duke shpjeguar se gatishmëria e tyre përfaqëson një "hap elementar" drejt zhvillimit integral njerëzor.
Përgjegjësia e institucioneve të kujdesit shëndetësor katolik është veçanërisht e rëndësishme nëse kemi parasysh se, siç thekson drejtori i Fondacionit Gjenetik Wallace, Kisha administron 25% të ofrimit të kujdesit shëndetësor në botë, veçanërisht në zonat me të ardhura të ulëta, ku ky kujdes përndryshe nuk do të ekzistonte. Rreth 80 organizata marrin pjesë në takimin e lartpërmendur. "Shpresojmë se të gjitha ato do të rrisin angazhimin e tyre për sigurimin me ujë dhe kanalizime të mjaftueshme për gati gjysmën e institucioneve shëndetësore në vendet me të ardhura të pakta, që aktualisht nuk i kanë. Gjithashtu shpresojmë se, ndërmjet grupeve fetare, do të ketë një thirrje të fortë për veprim, për të përballuar këtë problem me urgjencë më të madhe se në të kaluarën".
Mungesa e fondeve
Drejtori i Fondacionit Gjenetik Wallace foli për pengesa të shumta. Megjithatë, kryesorja është financiare: "Gjithmonë ka mungesë fondesh të mjaftueshme dhe ky problem nuk mund të kapërcehet derisa të rritet ndërgjegjësimi". Nuk është çështje e një spitali a një klinike të vetme, por shpesh e një vështirësie sistematike që prek shumë objekte, duke u shërbyer jo vetëm njerëzve më të varfër, por edhe më të sëmurëve. "Çka nevojitet, është ndërgjegjësimi më i madh nga të gjithë pjesëmarrësit, për t'u dhënë zë pacientëve që shpesh nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë".
Zëri vendimtar i organizatave fetare
Takimi, kujton Douglas, po zhvillohet në një kohë kur shumë qeveri po e dobësojnë "udhëheqjen e tyre në çështje të tilla, si shëndeti global dhe angazhimi për uljen e vdekshmërisë dhe vdekjes foshnjore". Për këtë arsye, zëri i organizatave fetare është themelor. "Jam shumë mirënjohës për udhëheqjen dhe zërin e Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzo për këtë çështje. E i shpreh sidomos mirënjohjen Papës, që foli për rëndësinë e kujdesit ndaj të varfërve në botë".