Kërko

"Edhe një të vetëm nga këta fëmijë", tema e Ditës Botërore të Migrantëve dhe Refugjatëve 2026 "Edhe një të vetëm nga këta fëmijë", tema e Ditës Botërore të Migrantëve dhe Refugjatëve 2026

"Edhe një të vetëm nga këta fëmijë", tema e Ditës Botërore të Migrantëve dhe Refugjatëve 2026

Një deklaratë e Dikasterit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor shpjegon se titulli për 112-vjetorin u zgjodh nga vetë Papa Leoni XIV për të "shprehur shqetësimin e Kishës për të miturit e përfshirë drejtpërdrejt në dramat e emigrimit, duke u kujtuar të gjithëve detyrën për të mirëpritur secilin prej tyre siç na mëson Ungjilli".

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV e titulloi mesazhin e tij për Ditën e 112-të Botërore të Migrantëve dhe Refugjatëve duke iu referuar rreshtave të Ungjillit të Mateut (18,5): “E kushdo e pranon në Emrin tim një fëmijë sikurse është ky, ai më pranon mua”. Deklarata e Dikasterit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, që u bë e ditur sot, më 9 prill, e shpjegon këtë, duke nënvizuar se, duke zgjedhur këtë titull, Papa "synon të shprehë shqetësimin e Kishës për të miturit e përfshirë drejtpërdrejt në përvojën e emigrimit, duke na kujtuar detyrën për të mirëpritur secilin prej tyre siç na mëson Ungjilli".

Sfidat që kërcënojnë të drejtat e më të rinjve

"Kjo nuk është hera e parë që Papët kanë shprehur mendimin e tyre magjisterial për këtë çështje", vazhdon deklarata e Dikasterit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor për Ditën Botërore të Migrantëve, e cila do të kremtohet më 27 shtator, "por gjendja e tashme e migrimit sjell me vete sfida të reja që kërcënojnë përnjëmend të drejtat dhe dinjitetin e më të rinjve dhe që kërkojnë përgjigje të menjëhershme dhe të përshtatshme". Prandaj, përfundon teksti, "nuk është çështje debati rreth numrave apo përqindjeve, sepse 'edhe vetëm një i ri ose e re' është një vlerë e paçmueshme"

09 prill 2026, 13:34