Kërko

World Leaders Gather For The 80th Session Of The United Nations General Assembly

ECOSOC, Selia e Shenjtë: njeriu duhet të jenë në qendër të mekanizmave të financimit

Duke folur në Forumin ECOSOC, përfaqësuesi i Vatikanit denoncon mungesën e instrumenteve financiare aktuale dhe u bën thirrje kombeve të respektojnë angazhimet për ndihmë publike, duke kërkuar mekanizma më transparente për lehtësimin e borxhit

R.SH. - Vatikan

"Modeli aktual i financimit për zhvillimin është i pamjaftueshëm. Nevojiten urgjentisht përpjekje më ambicioze e më të barabarta". Kjo është ftesa drejtuar nga Përfaqësia e Përhershme e Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, me rastin e Forumit të Këshillit Ekonomik dhe Social (ECOSOC), një nga gjashtë organet kryesore të OKB-së, përgjegjës për koordinimin e politikave ekonomike, sociale, kulturore, arsimore dhe shëndetësore. Takimi, i mbajtur dje, është i pari që nga miratimi i angazhimit korrikun e kaluar.

Njeriu në qendër

"Thelbi i financimit për zhvillim, siç thuhet në Angazhimin e Seviljes, është të jetë vendosja e njerëzve në qendër të të gjitha veprimeve tona dhe riafirmimi i rrugës drejt ardhmërisë më të ndritur për të gjithë njerëzimin. Si pasojë, kur diskutohen elementët teknikë të financimit global, njerëzit duhet të jenë në qendër të zhvillimit. Kornizat rregullatore dhe instrumentet financiare janë thjesht mjete për të arritur një qëllim", saktësoi Përfaqësia.

Shtimi i njerëzve të ligësht

"Në fund të fundit, vlera e tyre duhet të matet në bazë të aftësisë për të ruajtur dinjitetin e brendshëm, dhuruar nga Zoti për çdo njeri dhe për të siguruar mirëqenien e të gjithëve, veçanërisht të më të varfërve dhe më  nevojtarëve. Shqetësim i veçantë është ai i hendekut në rritje, ndërmjet angazhimeve të bëra në kornizat ndërkombëtare dhe realiteteve të jetuara nga miliarda njerëz", thekson dokumenti, "veçanërisht në vendet më pak të zhvilluara, vendet në zhvillim pa dalje në det dhe shtetet e vogla ishullore në zhvillim. Barra e borxhit po i pengon investimet publike në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale. Angazhimet për ndihmë nuk po plotësohen ose nuk po përmbushen, ndërsa shpenzimet për armë po rriten. Njerëzit në situata të vështira vazhdojnë të mbajnë barrën e krizave, të cilat nuk i kanë shkaktuar. Ky nuk është thjesht dështim politik, por edhe dështim moral".

Respektimi i angazhimeve

Pastaj, një thirrje: "Vazhdimi i deklaratës së Seviljes nuk është thjeshtë ushtrim teknik, por edhe akt solidariteti. Kjo i inkurajon kombet më të pasura t`i respektojnë angazhimet e tyre në lidhje me ndihmën zyrtare për zhvillim. Kërkon që mekanizmat e lehtësimit të borxhit të bëhen më të arritshme, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj nevojave njerëzore. E edhe që financimi privat të përqendrohet jo vetëm në kthimin e investimeve, por edhe në të mirën e përbashkët. 

Gjithashtu u bën thirrje vendeve të ngarkuara me borxhe të jenë më të kujdesshme me shpenzimet dhe të sigurohen që fondet të shpenzohen për zhvillimin".

27 prill 2026, 11:47