Kardinali Parolin, një diplomat me Ungjill në dorë
R.SH – Vatikan
“Ne jemi Ungjilli” është një citim i kardinalit Elia Dalla Costa – me të cilin Parolin ishte shumë i lidhur, aq sa mund ta konsideronte mësues – që i jep titullin librit të parë absolut mbi kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Vatikanit.
Ky vëllim është një përmbledhje ndërhyrjesh, fjalimesh, shkrimesh dhe mendimesh, që nga koha kur ai u emërua prej Papa Françeskut për të udhëhequr diplomacinë e Vatikanit. Materialet janë mbledhur në formën e një ditari me një mendim për çdo ditë. Libri, i botuar nga Shoqata Botuese për Promovimin Katolik të Luciano Lincetto-s, u prezantua pasdite, më 10 mars, në Romë, në Bazilikën e Shën Marisë në Montesanto (e njohur si Kisha e Artistëve) në Piazza del Popolo.
I moderuar nga Andrea Tornielli drejtor editorial i mediave të Vatikanit, në panel kanë marrë fjalën Kardinali Francesco Coccopalmerio, president nderi i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Tekstet Legjislative; Imzot Antonio Staglianò, rektor i po të njëjtës Bazilikë dhe president i Akademisë Teologjikë; Don Sergio Mercanzin, themelues i Rusisë Ekumenike, autor i parathënies dhe ideator i titullit; don Alvaro Grammatica di Koinonia Giovanni Battista.
Pse është i rëndësishëm ky libër?
Ky botim ofron një vështrim unik mbi figurën e kardinalit Pietro Parolin, jo vetëm si diplomat i nivelit të lartë, por mbi të gjitha si një njeri i fesë. Titulli "Ne jemi Ungjilli" nënvizon idenë se jeta e krishterë dhe veprimi diplomatik duhet të jenë një dëshmi e gjallë e mesazhit ungjillor në botë. Kardinali Pietro Parolin, si Sekretar i Shtetit, është "krahu i djathtë" i Papës dhe arkitekti kryesor i diplomacisë së Vatikanit. Roli i tij është kyç në përpjekjet për paqe në vatrat më të nxehta të botës. Ai udhëton shpesh në vende ku tensionet janë të larta (si në Liban, Sudanin e Jugut apo Venezuelë) për të sjellë mesazhin e unitetit. Siç thotë edhe libri i tij i ri, për Parolinin diplomacia nuk është thjesht politikë, por një mënyrë për të jetuar Ungjillin përmes dialogut.
Dilpomacia e shërbimi meshtarak
Diplomacia si "shërbim meshratak": kjo do të thotë se për Parolinin, puna diplomatike (negociatat, takimet, marrëveshjet) nuk është thjesht politikë, por një mënyrë për të ushtruar misionin e tij si meshtar për të mirën e shpirtrave dhe të paqes.
Dialogu, një rrugë për zgjidhjen e konflikteve
“Tematikat e trajtuara në librin “Ne jemi Ungjilli” – u shpreh Kardinali Coccopalmerio – janë të shumta. Jam interesuar, veçanërisht, për të drejtën dhe botën e diplomacisë së Vatikanit, të kryesuar nga Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Parolin. Nga këto faqe, buron një konceptim i së drejtës tipik “rosminian”, me kardinalin që vendos në qendër personin me të drejtat e tij, të cilave u korrespondojnë detyrat e të tjerëve. Filozofi Antonio Rosmini, theksonte se e drejta buron nga dinjiteti i personit njerëzor si krijesë e Zotit. Personi nuk është thjesht një numër, por qendra e ligjit. Nëse ekziston ky njohje e dyfishtë, vendoset paqja, përndryshe lind lufta. Vetëm përmes dialogut është e mundur zgjidhja e konfliktit dhe në këtë drejtim, një rol themelor luan diplomacia e Vatikanit, e cila vihet në dispozicion të njerëzimit. Shërbimi i kardinalit Parolin është vërtet një shërbim meshtarak, i cili nga ky vëllim dal i vlerësuar në mënyrë të veçantë”.
Dashuria e Krishtit revolucion i mbarë botës
Kardinali Parolin, 71 vjeç, me origjinë nga Schiavon, një komunë e provincës dhe dioqezës së Vicenza, Itali, ka qen zëvendës famullitar në Schio në fillim të shërbimit të tij meshtarak, por asnjëherë famullitar. Në fakt është thirrur shpejt në Romë për të Shërbyer në Selinë e Shenjtë. “Nuk e kisha menduar kurrë këtë rrugëtim dhe që shërbesa ime do të kryhej kryesisht jashtë dioqezës”. Na kujton ai së fundmi: Kryeipeshkëv, Nunc Apostolik, Kardinali dhe Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë.
I shkruar “ditë për ditë – shkruan Imzot Staglianò- libri është një vazhdimësi mendimesh te bazuara mbi dijeninë e krishterë. Kardinali Parolin është një diplomat që ka mbetur meshtar sepse din të ngelë i lidhur ngushtë me burimin e fesë, që është takimi me Jezusin”. Dhe Jezusi është drita që na lejon të shohim realitetin e gjërave, duke na mësuar qytetërimin e dashurisë. Këto mendime janë një shtjellim ekzakt i revolucionit social dhe politik që dituria e krishterë duhet t’i sjellë botës, sepse qytetërimi i dashurisë është utopia e marrëdhënieve të vulosura në dashuri. Vetë brumi i qenieve njerëzore është dashuria dhe qartësia e dijës tonë vjen nga zbulesa e Krishtere”.
Nga takimi lind bashkimi
Don Mercanzin e përkufizon librin si “ 365 ditë Ungjill të jetuar përmes dëshmisë së Kardinalit Parolin, një diplomat me Ungjill në dorë: titulli është një fjali e kardinalit Dalla Costa, biografia e të cilit është gati për t’u shkruar. Me pëlqen të kujtoj takimin ku bëra një foto që gjendet në pjesën e brendshme të kopertinës: sa më serioz fytyra, aq më e bukur është buzëqeshja. Kur, në prill të vitit të kaluar, i dërgova kardinalit urimet për 45 vjetorin e shugurimit meshtarak, mu përgjigj duke thënë se e gjitha është një hir i Zotit, duke shpresuar se nuk e kishte zhgënjyer shumë Hyjin. Ky është stili i tij”.
Së fundi Don Grammatica kujtoi se Kardinali Parolin është “një njeri i sinodalitetit, domethënë i rëndësisë së takimit, dëgjimit, dhe i reflektimit për të ecur së bashku. Nga takimi lind bashkimi. Më pëlqen të kujtoj fjalët e homelisë që Sekretari i Shtetit mbajti me 8 shkurt, në Shenjtoren e Monte Berico, në Vicenza, në 1600 vjetorin e dëftimit të Marisë Virgjër: “Maria na mëson të shërojmë nga ndjenja e superioritetit që na ndan”.
nga Alvise Sperandio