Papa Leo XIV me pjesëmarrësit në seminarin e fundit të promovuar nga Akademia Papnore e Teologjisë, 13 shtator 2025 (foto arkivore) (@VaticanMedia) Papa Leo XIV me pjesëmarrësit në seminarin e fundit të promovuar nga Akademia Papnore e Teologjisë, 13 shtator 2025 (foto arkivore) (@VaticanMedia)

Akademia Papnore e Teologjisë, nga 6 marsi Forumi i XIII Ndërkombëtar

Punimet do të mbahen më 6 e 7 mars, në selinë e Akademisë Papnore, në Romë, me temë: “Ad theologiam promovendam: un rivoluzione epistemica?"Ad theologiam promovendam: një revolucion epistemik? Horizonte të reja të mendimit besimtar". Presidenti i PATH, Imzot Staglianò, deklaroi: "Teologjia autentike është njëkohësisht shkencore, e mençur dhe mbështetëse. Dialogon me shkencat, vë në pikëpyetje inteligjencën artificiale, vë në lëvizje dhe mbron dinjitetin e njeriut, krijon vëllazërinë".

R.SH. - Vatikan

Një teologji e aftë të dialogojë me inteligjencën artificiale, të vërë në pikëpyetje shkencat, të frymëzojë ligjshmërinë dhe të krijojë solidaritet konkret. Kjo është sfida e nisur nga Forumi Ndërkombëtar i Akademisë Papnore të Teologjisë (PATH), titulluar "Ad theologiam promovendam: një revolucion epistemik? Horizonte të reja të mendimit besimtar", që do të mbahet më 6 dhe 7 mars 2026, në Romë, në Palazzo Maffei Marescotti, në Via della Pigna 13, seli e Akademisë.

I arritur në edicionin e tij të 13-të, Forumi radhitet në pjesët e procesit të përtëritjes, dëshiruar nga Papa Françesku me letrën apostolike Ad theologiam promovendam, që ripërcaktoi misionin dhe statutet e PATH e gjen shtysë të re në fjalët drejtuar Akademisë nga Papa Leoni XIV gjatë audiencës së 13 shtatorit 2025: teologji e themeluar në takimin me Krishtin, e gatshme për dialog me filozofinë, shkencën, ekonominë, ligjin, artin dhe kulturën dixhitale.

Punimet do t’i hapë presidenti i Akademisë Papnore të Teologjisë (PATH), Imzot Antonio Staglianò, me një reflektim mbi "revolucionin epistemik" të mundshëm në teologji. Protagonistët e ditës së parë do të jenë Massimo Naro, që do të propozojë një rilexim të teologjisë si një scientia sui generis, e aftë të angazhohet me njohuritë shkencore bashkëkohore; Teodora Rossi, me një propozim për rivendosjen e teologjisë morale brenda kornizës postmoderne; Francesca Cocchini, që do të kthehet tek rrënjët patristike të teologjisë sapienciale  dhe Jean Ehret, me modelin bashkëkohor frymëzuar nga Shën Augustini i Hiponës, Shën Toma Akuini dhe i Lumi Antonio Rosmini.

Paraditen e së shtunës, më 7 mars, nisma do të vazhdojë me një tryezë të rrumbullakët, me titull "Nga feja tek në vëllazëria: teologjia si matricë e  kulturës së solidaritetit". Ballafaqim ky, që do të ndërthurë artin, ligjshmërinë, politikën, kujdesin baritor, mjedisin dhe institucionet. Do të flasin Debora Diego (Muzetë e Vatikanit), Nicolò Mannino (Parlamenti i Legalitetit Ndërkombëtar), Antonio Manzo (gazetar), Giovanni Mazzillo (teolog), Andrea Pagliaro (kolonel në Karabinieri), Antonio Pompili (Koordinator i Solidaritetit PATH) dhe Carlo Simeone (Sekretar i Këshillit të Studimeve të Avancuara PATH).

"Një teologji autentike është njëkohësisht shkencore, sapienciale, solidare” - thekson Kryeipeshkvi imzot Staglianò - dialogon me shkencën, vë në pikëpyetje inteligjencën artificiale, promovon dhe mbron dinjitetin e personit dhe nxit vëllazërinë. Sot, më shumë se kurrë, është e thirrur të jetë përgjegjëse për të ardhmen e njerëzimit". Seanca do të jetë e hapur për publikun dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin You Tube zyrtar të Akademisë Papnore të Teologjisë.

05 mars 2026, 09:34