Kërko

Një imazh sugjestiv i ushtrimeve shpirtërore për Kreshmët që po zhvillohen në Kapelën e Shën Palit, në Vatikan Një imazh sugjestiv i ushtrimeve shpirtërore për Kreshmët që po zhvillohen në Kapelën e Shën Palit, në Vatikan

Ushtrime shpirtërore: shndërrimi është mrekulli për drejtësinë e mëshirshme të Zotit

Në meditimin e tij të dytë, më 23 shkurt, në Kapelën Pauline, për Leonin XIV dhe Kurien Romake, murgu dhe ipeshkvi norvegjez i Trondheim, Erik Varden, kujtoi "Shën Bernard idealistin", shoqërues i shkëlqyer për kë e nis "heksodin kreshmor nga egocentrizmi e krenaria, për të kaluar tek dëshira e ndjekjes të së vërtetës të vetvetes, me sytë e ngulur në dashurinë e Zotit, që ndriçon gjithçka".

R.SH. / Vatikan

Mësimi i Shën Bernardit të Clairvaux mbi kthesën lind "nga lufta personale, duke u mësuar për të mos qenë gjithnjë i sigurt se rruga e dikujt është ajo e duhura, i mësuar nga përvoja, plagët dhe sfidat për të vënë në dyshim supozimin dhe për t'u mahnitur nga drejtësia e mëshirshme e Zotit". Këtë e theksoi imzot Erik Varden, murg trapist dhe Ipeshkëv i Trondheimit norvegjez, në meditimin e dytë për Ushtrimet shpirtërore të Papës dhe të Kuries romake, mbajtur mëngjesin e 23 shkurtit në Kapelën Pauline, në Vatikan, me temë "Shën Bernardi Idealisti". Bernardi, sqaroi imzot Varden, "është shok i shkëlqyer për këdo që e nis eksodin kreshmor nga egocentrizmi dhe krenaria, e kalon në dëshirën për të ndjekur të vërtetën e vetvetes, me sytë të ngulur në dashurinë e Zotit, që ndriçon gjithçka".

Urdhri cistercens, risi e reforma

Ipeshkvi cistercens kujtoi se shën Bernardi u dallua në lëvizjen e shekullin e 12-të për karizmën dhe kapacitetin e tij të madh për punë, por nuk ishte nismëtari i Urdhrit murgar, pasi hyri në vitin 1113, në moshën 23 vjeç, me një grup prej tridhjetë shoqëruesish. Spërmarrja e Cîteaux, e themeluar në vitin 1098, "ishte si inovacion, e edhe si reformë", kujtoi Imzot Varden. "Themeluesit e quanin shtëpinë e tyre një novum monasterium"- “një manastir të ri”. Projekt që "nuk ishte kryesisht reagim kundër diçkaje ose dikujt".

Bernardi i përvuajtur, i mirë e mik besnik

I sigurt në gjykimin e tij, Bernardi ishte shpesh i butë "në respektimin e procedurave të caktuara që, përndryshe, pretendonte se i mbronte", por vizioni i tij për nevojat e Kishës "ndonjëherë e shtynte të merrte qëndrime të ngurta", me "shpirt të ashpër partizan". Por, theksoi predikatari, "nuk ishte hipokrit", përkundrazi, ishte "vërtet i përvujtë, i kushtuar Zotit, i aftë për mirësi butarake e mik besnik - i aftë të miqësohej me ish-armiqtë - e një dëshmitar bindës i dashurisë së Zotit. Ishte, dhe mbetet, figurë tejet interesante".

Shën Bernardi dhe Thomas Merton

Më pas imzot Varden vuri re një "ngjashmëri karakteri" ndërmjet Bernardit të Clairvaux dhe Thomas Merton, shkrimtar amerikan dhe murg trappist, i përkushtuar kryesisht temave të ekumenizmit, dialogut ndërfetar, paqes dhe të drejtave civile. Bernardi, për imzot Varden, nuk e njohu "elektricitetin" e mendjes së Mertonit, siç e quajti Dom James Fox, Abati i Gethsemanit, në Kentucky, "por natyra e tij që kishte dhe duhej të balanconte tensione të mëdha, ishte e paqëndrueshme. "Mertoni e irritonte Foxin me idetë, intuitat dhe këmbënguljen e tij", shpjegoi predikatari i ushtrimeve shpirtërore, "por Fox e dinte që Mertoni ishte i sinqertë". Arriti, prandaj, në përfundimin se mësimdhënia e Bernardit mbi konvertimin "buron nga një kulturë biblike e pakrahasueshme dhe nga nocione teologjike të menduara mirë".

Pasdite, një meditim i ri, deri më 27 shkurt

Për "Shën Bernardin realist" Imzot Varden do të flasë pasditen e 26 shkurtit. Sot pasdite, në orën 17:00, tema e meditimit është "Ndihma e Zotit". Deri më 27 shkurt, do të ketë dy meditime në ditë: në orën 9:00 të mëngjesit, të paraprira nga Lutja e ditës, dhe në orën 17:00, të ndjekura nga Adhurimi Eukaristik dhe lutja Mbrëmësore. Temat e tjera përfshijnë vlerën e lirisë; shkëlqimin e së vërtetës; engjëjt e Zotit, duke përfunduar me meditimin përfundimtar, përqendruar mbi "Komunikimin e Shpresës".

23 shkurt 2026, 13:34