Kërko

Dita Botërore e Fëmijëve 2024 në Stadiumin Olimpik në Romë Dita Botërore e Fëmijëve 2024 në Stadiumin Olimpik në Romë

Papa shfuqizon “Komitetin për Ditën Botërore të Fëmijëve"

Kjo përcaktohet nga një kirograf i Leonit XIV i publikuar sot në lidhje me organizmin e themeluar në vitin 2024 për të organizuar dhe koordinuar të ashtuquajturat Dita Botërore e Fëmijëve ("DBF"). Tani e gjithë kompetenca i kalon Dikasterit të Vatikanit për Laikët, Familjen dhe Jetën, ku Papa e kishte transferuar tashmë Komitetin gushtin e kaluar. Shfuqizohen kirografi themelues dhe statuti, si dhe aktet dhe rregulloret e miratuara deri më tani.

R.SH. / Vatikan

Papa Leone XIV ka shfuqizuar Komitetin Papnor për Ditën Botërore të Fëmijëve, me një kirograf të publikuar më 13 shkurt në Vatikan. Komiteti ishte themeluar në nëntor 2024 nga Papa Françesku për të organizuar dhe koordinuar “Ditën Botërore të Fëmijëve” (DBF), një ngjarje e frymëzuar nga Dita Botërore e Rinisë që mbledh në Romë mijëra fëmijë nga e gjithë bota për aktivitete me muzikë, fe dhe dëshmi.

Kompetencat për organizimin dhe koordinimin e kësaj dite tani kalojnë plotësisht te Dicakterin e Selisë së Shenjtë për Laikët, Familjen dhe Jetën, drejtuar nga kardinali Kevin Farrell. Papa Leoni XIV thekson se vendimi synon të forcojë bashkëpunimin dhe ta bëjë punën më efektive. Janë shfuqizuar akti themelues, statuti dhe çdo rregullore e miratuar nga Komiteti; gjithashtu, presidenti, nënkryetari dhe anëtarët pushojnë menjëherë nga detyra.

Nisma do të vazhdojë: edicioni i dytë i “Ditës Botërore të Fëmijëve” (DBF) është planifikuar të mbahet në Romë nga 25 deri më 27 shtator 2026. Edicioni i parë u zhvillua më 25 maj 2024 në Stadio Olimpico, në Romë, me mbi 50 mijë fëmijë të pranishëm.

13 shkurt 2026, 18:33