Papa emëron motrën Brambilla anëtare të Dikasterit për Ipeshkvij
R.SH. / Vatikan
Një detyrë e re për motër Simona Brambilla, të cilën Papa e ka caktuar si anëtare në Dikasterin për Ipeshkvij. Emërimi u bë sot, më 14 shkurt. Gjashtëdhjetë e një vjeçare (mbush më 27 mars), rregulltarja e Misionareve të Ngushëllimit (Consolata) është prefekte e Dikasterit të Vatikanit për Jetën e Kushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike që nga janari i vitit 2025.
Motër Brambilla u shtohet dy grave të tjera: motër Raffaella Petrini, presidente e Komisionit Papnor për Shtetin e Qytetit të Vatikanit dhe e Guvernatoratit, dhe Maria Lia Zervino, ish-presidente e Unionit Botëror të Organizatave të Grave Katolike. Ato kanë qenë emëruar nga Papa Françesku si anëtare të Dikasterit të Vatikanit për Ipeshkvij në korrik 2022 dhe u konfirmuan sot nga Leoni XIV. Së bashku, ato janë të thirrura të marrin pjesë në procesin për zgjedhjen e barinjve të rinj dioqezanë.
Konfirmimi i anëtarëve të tjerë të Dikasterit
Gjithashtu sot, Papa konfirmoi si anëtarë të Dikasterit për Ipeshkvij edhe kardinalët:
Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit;
Kurt Koch, prefekt i Dikasterit për Promovimin e Bashkimit të të Krishterëve;
João Braz de Aviz, prefekt nderi i Dikasterit për Institutit e Jetës së Kushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike;
Sérgio da Rocha (São Salvador da Bahia);
Blase Joseph Cupich (Chicago);
Joseph William Tobin (Newark);
Juan José Omella Omella (Barcelonë);
Anders Arborelius (Stokholm);
Jose F. Advincula (Manila);
Augusto Paolo Lojudice (Siena);
Jean-Marc Aveline (Marsejë);
Oscar Cantoni (Como);
Grzegorz Ryś (Krakovë);
José Cobo Cano (Madrid);
José Tolentino de Mendonça, prefekt i Dikasterit për Kulturën dhe Edukimin;
Mario Grech, sekretar i përgjithshëm i Sinodit;
Arthur Roche, prefekt i Dikasterit për Kultin Hyjnor;
Lazzaro You Heung-sik, prefekt i Dikasterit për Klerin;
Claudio Gugerotti, prefekt i Dikasterit për Kishat Lindore;
Víctor Manuel Fernández, prefekt i Dikasterit për Doktrinën e Fesë;
Paul Emil Tscherrig, nunc apostolik;
Rolandas Makrickas, kryeprift i Bazilikës së Shën Marisë së Madhe.
U konfirmuan gjithashtu imzot: Dražen Kutleša (Zagreb), Jorge Ignacio García Cuerva (Buenos Aires), Felix Genn (Münster), Paul Desmond Tighe, José Antonio Satué Huerto (Málaga) dhe atë Donato Ogliari, abat i Shën Palit, jashtë Mureve.