Kërko

Motër Nina Krapić, zëvendësdrejtoresha e re e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, me Papën Leoni XIV. Motër Nina Krapić, zëvendësdrejtoresha e re e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, me Papën Leoni XIV.

Motër Nina Krapić, zëvendësdrejtore e re e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë

Sot u bë emërimi i Papës Leoni XIV. Rregulltarja kroate, deri më tani zyrtare e Dikasterit për Komunikimin, zëvendëson Cristiane Murray, e cila lë detyrën e mbajtur që nga korriku i vitit 2019.

R.SH. - Vatikan

Papa Leoni XIV ka emëruar Motrën Nina Benedikta Krapić M.V.Z. zv/drejtoreshë të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në vend të Cristiane Murray, e cila dorëzoi detyrën që mbante që nga korriku i vitit 2019 dhe sot paradite u prit nga Ati i Shenjtë Leoni XIV. Kështu bën të ditur buletini i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjt. Motra kroate, deri tani zyrtare e Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin, do të marrë detyrën e saj të re më 1 mars.

Motra Krapić lindi në Rijekë (Kroaci) më 7 qershor 1989 dhe ka diplomuar për Drejtësi në vitin 2015 në Universitetin e qytetit të saj, duke u specializuar më pas për Marrëdhëniet Publike në Universitetin e Zagrebit në vitin 2023. Ajo bëri kushtet e jetës rregulltare në Kongregatën e Motrave të Mëshirës së Shën Vinçenc De’ Paoli më 13 gusht 2023. Ka punuar si gazetare dhe si këshilltare ligjore për gratë viktima të dhunës në familje dhe për individë të tjerë të margjinalizuar. Ka qenë përgjegjëse për komunikimin në Caritasin e Dioqezës së Rijekës. Që nga viti 2023, është zyrtare e Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikimin dhe doktorante në Shkenca Sociale në Collegium Maximum të Universitetit Papnor Gregorian në Romë.

"Falënderoj nga zemra Cristiane Murray," - ka deklaruar prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin, Paolo Ruffini - "për përkushtimin dhe profesionalizmin me të cilin ka ushtruar shërbimin e saj. Po ashtu, në të njëjtin shpirt i uroj shumë suksese Motrës Nina Benedikta Krapić, duke llogaritur në aftësitë e saj të mëdha profesionale dhe njerëzore".

13 shkurt 2026, 12:36