Elettra Marconi: Radios mund t'i besojmë më shumë se çdo mjeti tjetër

“Gjithë dashuria dhe gjithë mirënjohja ime”. Ky është përqafimi i Princeshës Elettra Marconi për 95-vjetorin e Radio Vatikanit, e ndërtuar dhe e inauguruar nga babai i saj, Guglielmo, më 12 shkurt 1931 me ftesë të Papës Piu XI. Në epokën e inteligjencës artificiale, ajo thekson: “Mund të jetë pozitive, por duhet kontrolluar”.

R.SH. / Vatikan

Massimiliano Menichetti

Është një takim i jashtëzakonshëm me Princeshën Elettra Marconi, jo vetëm sepse në apartamentin e saj në Via Condotti, në Romë, i mbushur me kujtime dhe nga babai Guglielmo, i cili duke shtypur një buton ndriçoi, më 12 tetor 1931, statujën e Krishtit Shëlbues në Rio de Janeiro, por për forcën dhe dashurinë e një vajze që i ka dedikuar gjithë jetën përhapjes, me dashuri të pafundme, të mendimit të një prej shkencëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Princeshë, ju keni qenë gjithmonë një mbështetëse e madhe e Radio Vatikanit. Çfarë do të thotë për ju arritja e 95 vjetorit të emisionit pontifik?
Është një datë shumë e rëndësishme, sepse në jetën e babait tim ka qenë një moment shumë, shumë i bukur, shumë emocionues. Ai kishte shumë besim tek Zoti dhe gjithashtu shumë admirim dhe miqësi për Atin Shenjtë, Papa Piu XI. Ai ka qenë gjithmonë i mbështetur nga Papa në Itali, sepse duke e njohur… Edhe Papa kishte ide si një kërkues shkencor dhe ndiqte shpikjet, donte të dinte detajet, e thërriste për të mësuar risitë që ai kishte krijuar.

Guglielmo Marconi projektuan dhe materializuan ndërtimin e Radio Vatikanit, dhe në vitin 1931 u bë inaugurimi. Çfarë tregonte ai për atë përvojë?
Ishte gjithçka e fokusuar në rëndësinë e stacionit Radio Vatikan, dhe – faleminderit Zotit – ekziston ai film i bukur "Luce" (i Institutit Luce), i cili tregon babanë tim që prezanton, pasi ishte marrë me Papën për ndërtimin e këtij stacioni shumë të fuqishëm për gjithë botën, dhe për të mundësuar prezantimin e Papës në botë, sepse në fjalët e tij të bukura - mund t'i shihni në video në filmin "Luce" – është një prezantim i mrekullueshëm që bën: sa i vetëdijshëm është, sa është i emocionuar babai im… Dhe Papa si i përgjigjet: fjalët e mrekullueshme, shumë të mençura të Pio XI. Babai im bëri një punë… Periudha më e gjatë që ai qëndroi në Romë, sepse ai qëndroi disa muaj rresht në Romë. Ai gjithmonë largohej: shkonte në Londër, në Nju Jork… Dhe ishte vërtet një njeri i jashtëzakonshëm.

Dhe unë e mbaj mend, sepse pas kësaj, gjithmonë kur ne ktheheshim, flisnim gjithmonë (për faktin që) periudha më e gjatë kishte qenë në Romë, sepse ai ndjekte dhe çdo ditë shkonte në Vatikan, dhe gjithashtu çdo ditë Papa shkonte në kopshtet e Vatikanit për të ndjekur, i shihnin: ekziston filmi dhe fotografi të mrekullueshme. Më pas një rrugë e quajtën: "Via Guglielmo Marconi". Një fotografi e Shenjtërisë së Tij, Papa Pio XI, që ecën pranë tij, në "via Guglielmo Marconi".

Principessa lei è stata da sempre una grande sostenitrice della Radio Vaticana. Che cosa significa per lei il raggiungimento dei 95 anni dell'emittente pontificia?

È una data importantissima, perché nella vita di mio padre è stato un momento molto, molto bello, molto emozionante. Lui aveva molta fede in Dio e anche molta ammirazione e amicizia per il Santo Padre, Papa Pio XI. È sempre stato sostenuto dal Papa in Italia, perché conoscendolo… Anche il Papa aveva idee di ricercatore e seguiva le invenzioni, voleva sapere i dettagli, chiamava perché voleva sapere le novità che aveva creato.

 

Princeshë, ju keni qenë gjithmonë një mbështetëse e madhe e Radio Vatikanit. Çfarë do të thotë për ju mbërritja në 95-vjetorin e emetuesit papnor?

Është një datë shumë e rëndësishme, sepse në jetën e babait tim ka qenë një moment shumë, shumë i bukur, shumë emocionues. Ai kishte shumë besim në Zotin dhe gjithashtu shumë admirim e miqësi për Atin e Shenjtë, Papën Piu XI. Ai u mbështet gjithmonë nga Papa në Itali, sepse duke e njohur... Edhe Papa kishte ide kërkimore dhe i ndiqte shpikjet, donte të dinte detajet, e thërriste sepse donte të dinte novacionet që ai kishte krijuar.

Guglielmo Marconi projektoi dhe ndërtoi konkretisht Radio Vatikanin, dhe në vitin 1931 u bë inaugurimi. Çfarë tregonte ai për atë përvojë?

Ai ishte tërësisht i përqendruar te rëndësia e stacionit të Radio Vatikanit, dhe – falë Zotit – ekziston ai film i bukur i Institutit Luce, që portretizon babanë tim i cili prezanton, pasi natyrisht ishte marrë vesh me Papën për të ndërtuar këtë stacion radioje, shumë të fuqishëm për të gjithë botën, dhe për të pasur mundësi t'ia prezantonte Papën botës. Sepse në fjalët e tij të bukura – që mund të shihen në video në filmin Luce – është një prezantim i mrekullueshëm që ai bën: sa i vetëdijshëm, sa i mallëngjyer është babai im... Dhe si i përgjigjet Papa: fjalët e mrekullueshme, tejet inteligjente të Piut XI. Babai im bëri një punë... Ishte periudha më e gjatë që ai qëndroi në Romë, sepse qëndroi disa muaj rresht. Ai largohej gjithmonë: shkonte në Londër, në Nju Jork... Dhe kjo ishte vërtet diçka e jashtëzakonshme.

Dhe unë e mbaj mend, sepse më vonë, sa herë që ktheheshim, flisnim gjithmonë (për faktin se) periudha më e gjatë kishte qenë në Romë, sepse ai e ndiqte punën dhe çdo ditë shkonte në Vatikan. Edhe Papa çdo ditë shkonte në kopshtet e Vatikanit për ta ndjekur, shiheshin me njëri-tjetrin: ka pamje filmike dhe fotografi të mrekullueshme. Pastaj një rrugë e emërtuan: “Via Guglielmo Marconi”. Ekziston një fotografi e Shenjtërisë së Tij, Papës Piu XI, që ecën pranë tij në “rrugën Guglielmo Marconi”.

Princeshë, ju ia keni kushtuar jetën tuaj përhapjes së njohjes për babanë tuaj. Çfarë ka domethënë kjo për ju?

Për mua ishte një detyrë, por edhe gëzimi më i madh. Doja të shkoja në të gjitha shtetet për t'i falënderuar për pritjen që më kishin bërë, për fjalët e mrekullueshme, për mirënjohjen që më kanë treguar për shpikjen e babait tim. Dhe kam shkuar – pikërisht – jo vetëm në Brazil, shumë herë – që është një vend që e adhuroj! – në Australi nëntë herë; në Amerikë natyrisht shumë herë, sepse babai im e ka përshkuar detin, gjithmonë përmes detit, 87 herë Atlantikun. Pastaj natyrisht tani janë avionët...! Pra Kina, Japonia, ishulli i Tajvanit...

Me pak fjalë, një aventurë brenda aventurës së aventurës...

Një aventurë, dhe kam dashur të marr me vete edhe Guglielmon, djalin tim, sepse doja që ai të njihte se sa shumë e admironin babanë tim, gjyshin e tij, sepse babai im me radion bashkoi të gjitha shtetet e botës.

Radioja më 12 shkurt feston 95-vjetorin, dhe më 13 shkurt, me dëshirën e UNESCO-s, mbahet "Dita Botërore e Radios", dita kushtuar pikërisht radios në botë. Këtë vit tema ka të bëjë me inteligjencën artificiale. Dhe tema thotë: "Inteligjenca artificiale është një vegël, nuk është një zë". Princeshë, çfarë mendoni ju për inteligjencën artificiale sot?

Unë mendoj se mund të jetë pozitive, por duhet kontrolluar, që këto mjete komunikimi t’i përdorin mirë.

Çfarë mesazhi ndjeni t'u drejtoni sot atyre që punojnë për Radio Vatikanin, në një kohë transformimesh të mëdha teknologjike?

U dërgoj gjithë dashurinë tim dhe gjithë mirënjohjen time. Dhe që të punojnë ashtu siç kam punuar unë për të kujtuar babanë tim, për të respektuar babanë tim.

Princeshë, cili është urimi juaj për ditëlindjen e Radio Vatikanit?

Urimi im është që t'i tregohet edhe publikut, që të flasin për të, për radio... Po, do të dëshiroja t’i takoja për t’ua thënë, por ndoshta kjo është mënyra më e mirë: ta komunikoj përmes radios. Edhe të rinjtë, që të rriten me shembullin e babait tim. Sepse ai kishte pasion të madh për valët elektrike, për gjithçka që ato mund të bëjnë.

A mund t’i besojmë radios?

Po, radios më shumë se çdo gjëje tjetër. Lajmet vijnë pikërisht përmes radios... është shumë e rëndësishme!

Princeshë, dëshironi të shtoni diçka tjetër, një mendim tuajin personal?

Unë kam shumë besim te Zoti dhe natyrisht e dua shumë të afërmin, dhe do të dëshiroja që të gjithë të kishin pikërisht qetësinë e ndërgjegjes. Të gjitha urimet më të bukura!

12 shkurt 2026, 09:49