Papa takon, të shtunën, më 10 janar, të rinjtë e Romës, kard. Reina "moment i çmuar"
R.SH. / Vatikan
Të shtunën, më 10 janar, në orën 17:00, adoleshentët dhe të rinjtë romakë do të takohen me Papën Leonin XIV në Sallën Pali VI. Në Vatikan. Një takim që nuk duhet humbur pas përfundimit të Jubileut, i cili do të mbyllet zyrtarisht, nesër, ditën e Epifanisë, me mbylljen e Portës së Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, gjatë të cilit të rinjtë do të kenë mundësinë të dëgjojnë fjalët e Papës.
Do të jenë shumë realitete rinore të pranishme ditën e shtunë me 10 janar: nga të rinjtë që ndjekin katekizmin deri te ata që mblidhen në grupet e famullive kishtarw, nga anëtarët e lëvizjeve dhe shoqatave e deri te ata që janë të regjistruar në shoqata sportive katolike, deri te nxënësit e shkollave, studentët e universiteteve dhe ata që jetojnë jashtë në konvikte të territorit dioqezan të Romës.
Me ta, për t'i shoqëruar në këtë takim të veçantë me Papën, do të jetë Vikar i Papës për dioqezën e Romës, kardinali Baldo Reina, i cili kishte njoftuar për këtë takim gjatë më 21 nëntor të kaluar. "Do të jetë një moment i çmuar dëgjimi dhe gëzimi – u shkruan kard. Reina meshtarëve - për të cilin ju ftoj të inkurajoni pjesëmarrjen e të rinjve nga Kishat tuaja famullitare, duke i nxitur ata ta jetojnë këtë si një mundësi të rëndësishme për të dëgjuar fjalët e Ipeshkvit tonë, që është Papa".