Konferenca e prezantimit të nismës "Lutuni me Papën" në Zyrën e Shtypit të Selisë së Shenjtë Konferenca e prezantimit të nismës "Lutuni me Papën" në Zyrën e Shtypit të Selisë së Shenjtë

Papa: ndryshon videomesazhi me ndjetin e lutjes për muajt

Në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë u bë prezantimi i iniciativës së promovuar nga Dikasteri për Komunikimin dhe Rrjeti Botëror i Lutjes për Papën. “Është ende e mundur të takohemi – pohon prefekti Dikatserit për komunikim dr Ruffini – lutja ndihmon për të kthyer në unitet atë që është e ndarë”. Për drejtorin e Rrjetit, atë Fones, bëhet fjalë për “një derë të hapur për t’u bashkuar me ndjetet e lutjes së Papës”

R.SH. – Vatikan

Nga Kishëza e Shën Pelegrinit në Vatikan drejt mbarë botës, duke krijuar një rrjet bashkësie reale dhe jo vetëm virtuale së bashku me Leonin XIV. Ky është kuptimi i iniciativës së re “Lutu me Papën”, promovuar nga Rrjeti Botëror i Lutjes së Papës dhe e prezantuar sot, të mërkurën më 7 janar, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Ajo u prezantua nga prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin, dr Ruffini pjesë aktive e projektit së bashku me Rrjetin Botëror të Lutjes për Papën, pak para botimit të videos së parë me ndjetët e lutjes së Papës për muajin janar, të regjistruar nga Leoni XIV në tri gjuhë: anglisht, italisht dhe spanjisht.

Ndjetet e ndryshme të lutjes

Takimi mujor, në të cilin Leoni XIV fton Kishën dhe besimtarët e saj të thonë së bashku një lutje, udhëhiqet nga një ndjetet e lutjes për muajt që ndryshon herë pas here për vitin 2026 dhe që përqendrohet në aspekte të ndryshme: nga sfidat me të cilat përballet bota, si çarmatimi dhe paqja, deri te sfidat e Kishës, siç janë ato të ungjillëzimit. Iniciativa përqafon një gjuhë që pasqyron mirë komunikimin digjital bashkëkohor dhe është në linjë me “Videon e Papës”, të nisur dhjetë vjet më parë nga Françesku dhe që me kalimin e kohës ka arritur mbi 260 milionë shikime në pesë kontinentet.

Të lutesh do të thotë të ndërtosh një rrjet

“Kur Papa Leoni XIV na ftoi të gjithëve, dishepuj misionarë në kohën tonë digjitale, të shkojmë e të riparojmë rrjetat – pohon dr. Ruffini – na kërkoi pikërisht këtë: të mos kultivojmë dëshira për madhështi apo pushtim, por të rizbulojmë themelin e gjithçkaje, duke mësuar përsëri t’i drejtohemi Zotit të gjithë së bashku, duke zbuluar kështu misterin e bashkësisë që na bashkon, mes nesh dhe me Atë”.

Duke sjellë në mendje fjalët e Papës në homelinë e Meshës përmbyllëse të Jubileut të Shpresës, prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin dr. Ruffini vë në dukje zakonin e ndërtimit të rrjeteve sipas një kriteri të monetizimit, prandaj “mund të duket e çuditshme ideja që punohet ende, pa qëllime të tjera, për një rrjet lutjeje. Megjithatë – shton ai – të lutesh së bashku do të thotë të ndërtosh një rrjet. Edhe në kohën tonë të shekullarizuar, na bën të reflektojmë, siç tha dje Papa Leoni në homelinë e tij, kërkimi shpirtëror i bashkëkohësve tanë, i cili është shumë më i pasur nga sa ndoshta mund të kuptojmë”.

Video-mesazhi lutjes pëson një ndryshim

Me Papa Leonin, video-lutja pëson një ndryshim: Ati i Shenjtë Prevost nuk flet më drejtpërdrejt para një videokamere, siç ndodhte me Papa Françeskun, por lutet dhe flet brenda një Kishe të vogël (kapele). “Kështu ka dashur Leoni”, shpjegoi Atë Cristobal Fones, Drejtor Ndërkombëtar i Rrjetit Botëror të Lutjes së Papës, gjatë një konference shtypi për prezantimin e risive. “Ne e dimë se zemra njerëzore jeton e shqetësuar, e uritur për kuptim, dhe vetëm Ungjilli yt, o Jezus, mund t’i japë prehje e plotësi. Na mëso të të dëgjojmë çdo ditë në Shkrimet e Shenjta, të lejojmë që zëri yt të na pyesë dhe t’i shoshitim vendimet tona në afërsi me Zemrën tënde. Qoftë Fjala jote ushqim në lodhje, shpresë në errësirë dhe forcë në bashkësitë tona”, ishte lutja e Papës.

07 janar 2026, 17:03