Kërko

Në Vatikan, Trupi Diplomatik i akredituar në Selinë e Shenjtë mban një takim (@VATICAN MEDIA) Në Vatikan, Trupi Diplomatik i akredituar në Selinë e Shenjtë mban një takim (@VATICAN MEDIA)

Marrëdhëniet diplomatike të Selisë së Shenjtë me shtete dhe organizata

Sot, më 9 janar, në ditën kur u mbajt takimi i Papës me trupin diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi se janë 184 shtete të cilat kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Këtyre u shtohen edhe Bashkimi Evropian dhe Urdhëri Sovran dhe Ushtarak i Maltës. Ndër marrëveshjet e nënshkruara në 2025 me Republikën e Italisë, veçohet ajo për një sistem bujqësor-energjetik në Santa Maria Galeria dhe ajo për mbështetjen shpirtërore të ushtrise italiane

R.SH. Vatikan

Vendet që kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë janë 184 sotpërsot. Këtyre u shtohen pastaj edhe Bashkimi Evropian dhe Urdhëri Sovran dhe Ushtarak i Maltës. Po ashtu, misionet diplomatike të akreditura pranë Selisë së Shenjtë, me zyra në Romë, përfshi ato të Bashkimit Evropian dhe të Urdhërit Sovran dhe Ushtarak të Maltës, janë 93. Në Romë kanë selitë e tyre dhe janë të akredituara pranë Selisë së Shenjtë zyrat e Lidhjes së Shteteve Arabe, të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Më 31 korrik 2025, u nënshkrua «Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Italisë për një sistem bujqësor-energjitik në Santa Maria Galeria, afër Romës. Më 29 shtator u nënshkrua edhe Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Land-it të Berlinit rreth Institutit për teologjinë katolike pranë universitetit Humboldt të Berlinit.

Në fund pastaj, më 3 nëntor, hyri në fuqi Shkëmbimi i Letrave ndërmjet Republikës Italiane dhe Selisë së Shenjtë, nënshkruar në Romë, më 12 nëntor 2024, dhe në Qytetin e Vatikanit, më 23 dhjetor 2024, gjë që vuri themelet e një marrëveshjeje të përmirësuar të Marrëveshjes së kryer përmes Shkëmbimit të Letrave ndërmjet Republikës Italiane dhe Selisë së Shenjtë, në lidhje me mbështetjen shpirtërore të Forcave të Armatosura Italiane. Kjo marrëveshje u pat nënshkruar në Romë dhe në Qytetin e Vatikanit më 13 shkurt 2018.

09 janar 2026, 15:30