Kërko

Katedralja e Brukselit (ANSA) Katedralja e Brukselit (ANSA)

Kard. Parolin, i dërguar i Papës në Bruksel për 800-vjetorin e katedrales

Sekretari i Shtetit të Vatikanit kard. Parolin do ta përfaqësojë Leoni XIV më 11 janar në kremtimin e përvjetorit të Katedrales së Shën Mihillit dhe Shenjtës Gudula, e ndërtuar në vitin 1226. Gjatë gjithë vitit 2026 do të zhvillohen ngjarje të shumta kulturore dhe shpirtërore.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV, me anë të një letre, ka emëruar kardinalin Pietro Parolin si legat papnor për kremtimet në Bruksel me rastin e 800-vjetorit të ndërtimit të Katedrales belge, të dielën më 11 janar. E kushtuar Shën Mihillit dhe Shenjtës Gudula, mbrojtësve qiellor të qytetit, Katedralja u ndërtua në vitin 1226 me vendim të Henrikut II, dukë i Brabantit, i cili urdhëroi ngritjen e saj mbi një Kishë të vogël, e vendosur në kryqëzimin e rrugëve që çonin drejt Francës dhe Gjermanisë.

Më 11 janar, kardinali kardinali Parolin do të marrë pjesë në Meshën e kryesuar nga monsinjor Luc Terlinden, kryeipeshkëv i Malines-Brukselit, së bashku me të gjithë ipeshkvijtë e vendit, në prani të familjes mbretërore të Belgjikës. Gjatë vitit 2026 do të zhvillohen manifestime të shumta kulturore dhe ngjarje shpirtërore me rastin e këtij përvjetori: koncerte, konferenca, ekspozita mbi historinë e katedrales, kryevepër e gotikut brabantin.

03 janar 2026, 16:33