Kërko

Zyra për Kremtimet Liturgjike ka publikuar kalendarin e kremtimeve të kryesuara nga Papa në janar dhe shkurt (@VaticanMedia) Zyra për Kremtimet Liturgjike ka publikuar kalendarin e kremtimeve të kryesuara nga Papa në janar dhe shkurt (@VaticanMedia)

Agjenda e Papës në janar dhe shkurt, ushtrimet shpirtërore të Kreshmës në Vatikan

Zyra e kremtimeve liturgjike ka publikuar kalendarin me takimet e ardhshme dhe kremtimet e kryesuara nga Papa, deri në fillim të Kreshmës.

R.SH. / Vatikan

Nga data 22 deri më 27 shkurt të ardhshëm, Papa Leoni XIV do të marrë pjesë në Ushtrimet shpirtërore me Kurien Romake në Vatikan. Ky është një nga takimet e Papës të shënuara në kalendarin e kremtimeve për muajt janar dhe shkurt, publikuar sot nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike.

25 janar, në solemnitetin e Kthimit të Shën Palit Apostull, Papa, në orën 17:30, në Bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, do të kryesojë lutjen e Dytë Mbrëmësore për Javën e 59-të të lutjes për bashkimin e të krishterëve. Ndërsa në Shën Pjetër, në Vatikan, më 2 shkurt, në festën e Paraqitjes së Jezusit në Tempull, Papa do të kremtojë në orën 17:00 Meshën për Ditën e XXX Botërore të Jetesës së Kushtuar.

Nga data 18 shkurt, e Mërkura e Përhime, do të fillojë Kreshma, me Statio dhe procesionin pendestar në Kishën e Shën Anselmit, në orën 16:30, dhe Meshën me bekimin dhe vendosjen e hirit në Bazilikën e Shën Sabinës, në orën 17:00. Në fund të shkurtit, siç u përmend, do të mbahen Ushtrimet shpirtërore në Vatikan.

09 janar 2026, 12:36