Kërko

Vatikan, u përurua ekspozita me mbi 130 skena lindjeje të Jezusit nga Evropa dhe e gjithë bota

Proprefekti i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzim dhe kreu i organizatës së Jubileut preu shiritin dje pasdite për ekspozitën ndërkombëtare "100 Skena Lindjeje të Jezu Krishtit a shpella Betlehemi në Vatikan" nën Kolonën e Berninit, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Artefaktet vijnë nga 32 vende dhe janë bërë prej qelqi, mëndafshi, letre, rrëshire dhe shumë materialeve tjera. Ekspozita kushtuar Lindjes së Jezusit është e hapur deri më 8 janar 2026.

R.SH. /Vatikan

Ekspozita ndërkombëtare me "100 Skena të Lindjes së Jezusit a Shpella të Betëehemit në Vatikan" u përurua dje pasdite me duartrokitje dhe prerjen tradicionale të shiritit nga Imzot Rino Fisichella, Proprefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin dhe kreu i organizatës së Jubileut të Shpresës. Ekspozita, e vendosur nën Kolonën e Berninit, në anën e majtë të Sheshit të Shën Pjetrit, në Vatikan, paraqet vepra nga artistë nga e gjithë bota.

Njëqind e tridhjetë e dy skena lindjeje të Jezusit a shpella Betlehemi, për të qenë të saktë, janë të ekspozuara në këtë edicion të tetë, të ardhura nga 23 vende të botës, përfshirë shumë vende evropiane, si Italia, Franca, Kroacia, Polonia, Hungaria, Sllovakia, Sllovenia, Rumania dhe Zvicra. Shumë vepra vijnë gjithashtu nga pjesë të tjera të botës, si Shtetet e Bashkuara, Peruja, Eritrea, Koreja, Venezuela, Tajvani, Brazili, Japonia, Filipinet, Indonezia, Paraguai dhe India.

Kombet e ndryshme përfaqësohen nga ambasadat e tyre përkatëse pranë Selisë së Shenjtë, të cilat promovuan ngjarjen në vendet e tyre. Nga letra japoneze te mëndafshi, nga rrëshira te polistireni dhe leshi, nga kokosi dhe fibra e bananes te qelqi, materialet e përdorura për artefaktet janë të shumta dhe të larmishme, duke përfshirë një skenë lindjeje të Jezusit të krijuar në një daulle lëkure, një shpellë Betlehemi të riprodhuar në pjesën e përparme të një autobusi Atac, dhe madje edhe një skenë të madhe lindjeje të Jezusit që përshkruan një qytet të Romës "së zhdukur".

Ekspozita do të mbetet e hapur çdo ditë deri në orën 19:00, të enjten, më 8 janar 2026. Hyrja është falas dhe pa rezervim. Hyrja është falas gjatë gjithë ekspozitës, pa nevojën e prenotimit. Ekspozita do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00, përveç 24 dhe 31 dhjetorit, kur do të mbyllet në orën 17:00.

09 dhjetor 2025, 11:28